Bernë, 14 maj -Ne Zvicer nga 11-12 maj i këtij viti është mbajtur Panairi-Messe « Lugina 2024 » organizuar nga Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë me kryetar Adnan Imeri, meqërast dhjetra kompani prezentuan prodhime dhe produktet e tyre para vizitorëve te shumtë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ne këtë panair ne Zvicër, pjesëmarrësve ju drejtuan përfaqesues te biznesve dhe kompanive te tyre nga Lugina e Preshevës si: Berat Mustafa (Fluidi, CEO- Floil), Xhemal Shabani (Majanca), Gafur Bici (BiciComerc), Fejzullah Agushi (ALPI Groupe), Lindi, Aviator etj…
Prodhues dhe Biznismen nga Lugina treguan kualitet dhe shumë energji pozitive për të lidhur dhe zgjeruar rrjetëzimin në mes afaristëve të Evropës në veçanti në Zvicër.
Padyshim që përkrahja jonë sipas mundësive nuk do të mungoj dhe do të vazhdojmë në takime për të rrjetëzuar dhe motivuar afaristët për të bashkëpunuar. Besojmë se bashkimi i afaristëve është një fuqi me shumë potencial për të mirën e gjithë shoqëris shqiptare.
,,Ekonomia shpëton Luginën ». Evenmentin ekonomik te bizneseve dhe afaristëve nga Lugina e Preshevës e ndoqi ekipi Syri.Tv me drejtoj Misli Saiti.




