Preshevë, 20 prill -Nena nga Presheva A.R (1987) ka ndërruar jetë menjëherë pas lindjes së katërt, policia po heton rastin, njoftoi edhe spitali, kurse Foshnja mbijetoi dhe është në gjendje të mirë, njofton nga Presheva korrspondenti i agzetës zvcierane ne shqip Le Canton27.ch policia po heton rastin, njoftoi edhe spitali.
Një grua 37-vjecare nga Lugina e Presheves ka nderuar jete në lindje në maternitetin e Vranjës. Prokuroria ka nisur hetimet. Mësohet se gruaja nga rrethina e Preshevës ka vdekur më 17 prill në Shtëpinë shëndetësore në Vranjë, në Repartin e Gjinekologjisë,
Rasti nuk është raportuar as në polici e as në prokurori, ka njoftuar nga Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë.
Në bazë të shkrimeve në rrjetet sociale, Prokuroria e Lartë Publike ka urdhëruar sot që policia në Qendrën Shëndetësore të kontrollojë pretendimet.
Pas hetimeve, sipas Le Canton27.ch, policia ka konfirmuar në Prokurori se autopsia e gruas në lindje është kërkuar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Nish, thuhet në deklaratën e kryeprokurores publike Danijela Trajkoviq.
Po përcaktohen rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë gruaja në lindje.
Kontrolli i brendshëm, autopsia klinike dhe mjeko-ligjore është kryer në Shtëpinë Shëndetësore në Vranjë.
Priten rezultatet dhe për gjithçka është njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë.
Siç ka paralajmëruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetësisë, dr.Sasha Gjorgjeviq, ardhja e inspektorit shëndetësor pritet të hënën.