16.6 C
Berne
mardi 21/05/2024

Kujdes me aeroplanët e Serbisë / Avioni veq sa nuk u përplas mbi Beograd me 106 pasagjerë i cili me një vrimë të madhe përfundoi ne livadh

Beograd, 19 shkurt -Incident në Beograd: Një aeroplan i Air Serbisë është përfshirë në një aksident të rëndë pas ngritjes. Sipas të dhënave, në aeroplanin që u ngrit nga aeroporti i Beogradit ndodheshin 106 pasagjerë. Siç u njoftua, avioni me ekuipazhin dhe pasagjerët fluturoi për një orë me një vrimë të madhe dhe qarkulloi mbi Beograd, njofton gazerta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Avioni i kompanisë ajrore kombëtare Air Serbia Embraer E195 në fluturimin JU324 Beograd – Dusseldorf u përfshi në një aksident të rëndë pas ngritjes kur doli nga pista gjatë fazës së fluturimit dhe goditi antenat dhe/ose dritat.

Avioni i kompanisë ajrore kombëtare Air Serbia Embraer E195, në emër të së cilës fluturon kompania greke Marathon Airlines (shënjat e regjistrimit OY-GDC), ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në trup dhe në krah mbrëmë gjatë ngritjes nga aeroporti Nikola Tesla në Beogradi, kur u përplas me dritat e afrimit shkruajnë. Avioni me 106 pasagjerë u ul në aeroportin « Nikola Tesla » të Beogradit me një vrimë në trup dhe një krah të dëmtuar mbrëmjen e së dielës, më 18 shkurt.

Derniers articles