-1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Policia serbe ne Presheve arreston nje person me 150 kg droge

Presheve, 20 janar -Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë doganore dhe Drejtorinë e Policisë Vranjë, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara për të shuar të gjitha format e krimit ndërkufitar, konfiskuan 150,8 kilogramë marijuanë dhe arrestuan Z.J. (1993), njofton gazeta zvucerane ne shqip Le Canton27.ch

Në vendkalimin kufitar Preshevë, në hyrje të vendit (nga Maqedonia Veriore ne Serbi)  policia gjatë kontrollit të veturës së ngarkuar të drejtuar nga i dyshuari, në rimorkio ka gjetur 12 thasë me marijuanë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike Vranjë.

Kjo është konfiskimi i dytë i madh i marihuanës gjatë ditës së sotme, pak pas aksionit në pikën kufitare të Gradinës ku u sekuestruan 135 kilogramë nga kjo drogë.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, tha se këto veprime janë treguesi më i mirë i punës së vendosur të policisë serbe, e cila me sukses e preu zinxhirin e kontrabandës së drogës dhe në këtë mënyrë parandaloi shitjen e mëtejshme të drogës.

Sekuestrimi i më shumë se 285 kilogramëve marijuanë është një rezultat i shkëlqyer i policisë sonë kufitare dhe dëshmi e punës së saj të përkushtuar dhe këmbëngulëse në luftën kundër trafikut të drogës.

Këto sekuestrime janë rezultat i aktiviteteve të shtuara të punonjësve të policisë së Administratës së Policisë Kufitare për të shuar krimin ndërkufitar dhe njëkohësisht tregues i luftës së pakompromis të policisë sonë kundër narkotrafikantëve. I përgëzoj anëtarët e Administratës së Policisë Kufitare të MPB-së për punën e bërë mirë, tha ministri Gashiq.

Derniers articles