5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Mediatori i BE-se Lajçak takon zv. kryeministrin e Kosovës p’në Davos: Zbatimi i marrëveshjes me Serbinë, çështje urgjente

Davos, 16 janar -Mediatori i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me zv. kryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi para nisjes së Forumit të Davos, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Përmes një postimi në rrjetin social X, Lajçak u shpreh se në takim është diskutuar për një sërë temash që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Lajçak ata u dakordësuan që zbatimi i marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit është çështje urgjente.

Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është çështje urgjente”, shtoi Lajçak.

Para nisjes së Forumit të Davosit takova zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për të diskutuar një gamë të gjerë temash që lidhen me dialogun dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme”, shkroi ai.

Derniers articles