14.8 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Bruksel, IFJ: Politikanët serbë të përmbahen nga çdo formë e dhunës ndaj gazetarëve

Bernë, 6 dhejtor -Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Antoni Belanger, kur u pyet në lidhje me sulmet e deputetëve dhe poltikajve serbe ndaj gazetarëve, tha se « sulme të tilla ndaj gazetarëve janë të turpshme, njofton gazeta zvicerane në gjuhën shqipe « Le Canton27.ch »

« Këto sulme nga politikanë ndaj mediave të pavarura dhe gazetarëve në Serbi janë të turpshme dhe tregojnë se si liria e medias mund të keqtrajtohet kur gazetarët përpiqen të transmetojnë të vërtetën dhe ta dokumentojnë atë. Ne u bëjmë thirrje politikanëve serbë të përmbahen nga çdo formë e dhunës ndaj gazetarëve dhe të respektojnë nenin 19 të deklaratës për të drejtat e njeriut, ”tha Belanger.

Ndyrshe, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, vlerësoi se deputetët, të cilët fyen gazetarët në Parlamentin Serb, ishin të gabuar dhe shtoi se Presidenti i Progresive, Aleksandar Vučić, kërkoi falje të enjten në emër të partisë.

Duhet të kujtojmë se ditët e mëparshme mund të dëgjohej nga bankat parlamentare se TV N1 dhe TV Nova S janë « ndërtim anti-shtet », « media anti-serbe », « mercenar i huaj, tradhtar i brendshëm », se « ka ngadalë parti të paregjistruara politike » dhe se sjellja e tyre është absolutisht anti-shtet ».

Derniers articles