-1 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Përparim Avdili: Komuniteti shqiptarë si shembull integrimi në Zvicër e meritonë te kene jo vetëm pasaportat helevtike, por dhe depetetët e tyre në Bernë

Bernë, 11 tetor -Parlamenti zviceran do të rinovohet plotësisht më 22 tetor 2023. Në këto zgjedhje janë edhe 30 kandidatë shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që do garojnë për ulëse në Prtalamentin zviceran (Këshillin Kombëtar) Ky numri ehstze rekord i kandidatëve shqiptarë në zgjedhje të tilla. Njëri nder kandidat potencial eshte edhe Përparim Avdili, po synon që në zgjedhjet e sivjetme për Parlamentin e Zvicrës të zë ulësen e deputetit në nivelin nacional, si kandidat i Partisë Liberale (FDP, shrkuan gazeta zvcierane ne sqhip Le Canton27.ch e cila sjelle nje interviste me politikanin zviceran Perparim Avdili.

Përparim Avdili, me prejardhje shqiptare qe prej vitesh eshtë aktiv ne politikën zvicerane. Ai sot eshte i njohur sa për zviceranët, po aq edhe nga komunieti shqiptare ne territorin helevetik i cili shpesh ne emdiat zbvicerane konisedohet si shembull suksesei dhe integirmi ne kete vend. Avdili prej vitesh është përfaqësues në parlamentin e Cyrihut, dhe tani është gati që me 22 tetor ta shkruajë historinë si shqiptari i parë i zgjedhur me votë në Parlamentin nacional të Zvicrës.

Përparim Avdili, përveç punës së tij si asamblist dhe kryetar i FDP-së për Cyrih, njihet si bartës i shumë aktiviteteve shoqërore që lidhen, veç tjerash edhe me komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ai bën pjesë edhe në kreun e klubit futbollistik të Cyrihut “FC Kosova”, është bashkiniciator i subjektit “Sëissalbs” që bën bashkë sipërmarrësit shqiptarë të Zvicrës etj.

Komuniteti shqiptarë si shembull integrimi në Zvicër e meritojne te kene jo vetëm pasaportat helevtike, por dhe depetetët e tyre në Bernë

Deputeti Avdili, ne nje bisede per gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke folur për rolin e politikanit të ri si model, shembull për t’u ndjekur nga të rinjtë me prejardhje të huaj, respektivisht nga ata shqiptarë, nder tjetra ka thenë se »jane zhvilluar shumë aktivitete drejt arritjes së këtij synimi. Por, pjesëtarët e komunitetit tonë nuk mjafton vetëm të kënaqen me të drejtat që u ofron pasja e pasaportës zvicerane. Ata duhet të jenë të gatshëm të bartin edhe detyrime, si shtetas të këtij vendi.. »

* Zotëri deputet, me 22 tetor do të zhvillohen zgjedhjet për Këshillin e Shtetit në Zvicër. Çfarë prisni nga këto zgjedhje? 

Përparim Avdili: Nga aspekti i komunitetit shqiptar presim qe me 22 tetor shqiptaret ne Zvicer te kene perfaqesuesin e pare te tyre. Jane disa kandidate ne kantone te ndryshme, poashtu edhe ne kantonin e Zürich-ut, ku perpos meje jane dhe Islam Alijaj dhe Reis Luzhnica me gjasa reale. Pra, shiqiptaret e kane mundesine reale qe te zgjedhin dy ose tre perfaqesues te tyre per ne Kuvend te Zvicres. E kemi ne duart tona.

* Z.Avdili, meqe ju do garoni si kandidat i FDP-së, Jeni të forte, sa jeni te pergatitur, te mobilizuar ju dhe diaspaora shiptzare per keto votime?

Përparim Avdili: Ne si parti FDP patjeter qe jemi te organizuar mire per fushaten elektorale, dhe po bejme çmos qe te obilizojme krejt votat liberale. Perpos kesaj une personalisht jam edhe i angazhuar ne komunitetin shqiptare, permes shoqatave te ndryshme dhe vendtakimeve te shqiptareve. Pjesemarrja e shqiptareve ne vitet e kaluara ne zgjedhje ka qene shume e ulet dhe ne po mundohemi qe te sensibilizojme pra pikerisht shqiptaret qe te shfrytezojne te drejten e tyre demokratike.

  • Në këto zgjedhje marrin pjesë 30 kandidatë nga të gjitha partitë nga 26 kantone. Mendoni se do të fitojnë kandidaett shqiptar?

Përparim Avdili: Ne Zürich se paku mund te them qe shqiptaret e kane ne duart e tyre qe te zgjidhem une dhe Islam Alijaj, ndoshta dhe Reis Luzhnica. Por dy se paku. Por, duhet vota – jo vetem mbesthetja me fjale.

* Si zakonisht, UDC po bën fushatë në kurrizin e shqiptarëve, duke i konsideruar si “dele të zeza”, komenti juaj?

Përparim Avdili: Fatkeqsisht SVP po vazhdon me fushatat e tyre kunder te huajeve, por ne menyre specifike edhe kunder shqiptareve. Fatkeqsia edhe me e madhe shte qe ka shume shqiptare, qe po fillojne te simpatizojne me kete parti, edhe pse vazhdojne te kene qendrime kunder interesave shqiptare. Kjo eshte pra edhe nje arsye tjeter pse duhet te kemi perfaqesues shqiptare ne Kuvend te Zvicres.

* Si e vlerësoni vizitën e Albin Kurtit në Zvicër, veçanërisht takimet e tij me deputetë dhe deputetë të PS-së në prag të zgjedhjeve?

Përparim Avdili: Kryeministri Kurti i ka gjithmone dyert e hapura ne Zvicer, keto dy shtete e kane nje miqesi dhe partneritet te hershem. Por nuk besoj qe eshte e udhes qe te nderhyje ne zgjedhjet e brendshme te Zvicres, sepse ai kur te jete jashte vendit nuk eshte kryetar i partise se tij, por Kryeminister dhe perfaqesues i shtetit te Kosoves.

* Për fund, mMesazhi juaj drejtuar diaspores shqiptare ne Zvicer për zgjedhjet e 22 tetorit?

Përparim Avdili: Votu juaj do te bej ndryshimin, siç ka bere edhe ndryshimin e mehershem me zgjedhjen e shqiptareve ne Kuvende komunale dhe kantonale. Tani e kemi radhen te futemi ne Kuvend te Zvicres. Ta shfrytezojme mundesine tani qe te mos ankohemi pastaj 4 vite.

Derniers articles