9.7 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Edi Rama përplaset me Rusinë për Kosovën: GJNP-ja s’mund të shërbejë për aneksime ilegale

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për faktin që i ka dalë në krahë sot gjatë drejtimit të presidencës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

I dashur Edi Rama, sot ti i tregove botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj.

Të falënderoj që e drejton Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, shkroi Zelenskyy, i cili postoi edhe një video të shkurtër ku duket Rama duke iu drejtuar përfaqësuesit të Rusisë të pranishëm në sallë.

“Përderisa e përsëritët shumë herë se shkelja këtu ka të bëjë me fjalimin e presidentit Zelenskyy para anëtarëve të këshillit të mbledhur, ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord. Ju ndalojeni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do ta marrë fjalën”, i thotë Rama kolegut të tij rus.

Tema e takimit të sotëm, propozuar nga kryesia shqiptare është më se e përshtatshme për ne, tha në nisje të fjalës ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit.

Lavrov hodhi akuza ndaj Ukrainës, lidhur me grupet etnike që jetojnë në vend, përfshirë rusët.

Ministri i Jashtëm rus përdori termin “nazistët e Kievit kundër Rusisë”, që veprojnë në shkelje flagrante të neneve të kartës të OKB-së dhe me veprime që shkojnë ndesh me Kushtetutën e Ukrainës:

“Kur dëgjojmë thirrje për zbatimin e formulës së paqes, pyetja është kush e bën thirjen. A dini për marrëveshjen e Ukrainës, kërcënimet për asgjësim fizik apo ligjor. Në mënyrë të ngjashme, Perëndimi nuk e ka ndaluar, por e mbështet Ukrainën”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në fjalën e tij drejtuese të Asamblesë së Këshillit të Sigurimit, pati një debat të acaruar me delegacionin rus, për agresionin ndaj Ukrainës, por edhe qasjen ndaj Republikës së Kosovës.

Ai publikisht u prezantoi kartën e OKB-së të pranishmëve, duke u rikujtuar që sado përpiqen që të keqpërdorin Pavarësinë e Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk mund të shërbejë si pretekst për grabitje territoresh apo aneksim të paligjshëm.

Derniers articles