16.4 C
Berne
vendredi 17/05/2024

Pas 1 janarit 2024 (kur do nisë liberalizimi i vizave) 37.7 % e të rinjve kosovar duan te largohen nga Kosova. Destinacioni i tyre me i preferuar Zvicra dhe Gjermania…

Prishtinë, 27 ghusht -Kosova, për dallim me vendet e tjera ta ballkanit ishte i vetmi vend ne rajon i izoluar nga BE, te cilet nuk gezonin levizjen e lire sikur vendet tjera. Ky izolim bashke me varferine dhe kriza ekonomike dhe politike keto 20 vitet e fundit ne Kosoven e ngarkuar me korrupcion dhe papunesi ka skaktuar zhgenjim te madh tek qyterem, sidos tek te rinjte kosovarë. Sipas gezates zvicerane ne shqip Le Canton27.ch keto 20 vitet e fundit mbi 400 mije qytetare (nga Kosova me e banuar vetëme me 1.8 milionë) kryesisht te rinje kan ikur nga Kosova, te vendour ne Zvicer dhe vendet tjera te BE-së  edhe pse Kosova konsiderohet si një « vend i sigurt ».

Le Canton27.ch: Kosova ne vitin e ardhshëm mund te mbetet me 1 milionë banorë

Sipas një studimi nga ueb-faqja, SchengenVisaInfo.com, më shumë se 60 për qind e të rinjve kosovarë megjithatë nuk do të donin të imigronin në shtetet e Bashkimit Evropian. Por, janë pothuajse 40 për qind prej tyre që kanë plane për t’u larguar një ditë nga Kosova. Për synimin e të rinjve që të largohen nga Kosova, partia më e madhe opozitare akuzoi Qeverinë.

Jetesë më të mirë, paga më të larta e më shumë mundësi pune janë disa prej arsyeve kryesore të kosovarëve që do të donin të largoheshin nga vendi.Një gjë të tillë u deklaruan se do ta bënin 37.7% e të rinjve kosovarë të moshës nga 25 deri 34 vjeçare.

Sipas studimit të fundit të ueb-faqes SchengenVisaInfo, 18.4 për qind e të anketuarve që planifikojnë të largohen nga Kosova pas liberalizimit të vizave marrin më pak se 300 euro në muaj apo 300 deri në 500 euro në muaj, raporton televizioni kombëtar i Kosovës ATV, citon gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ndërkohë sipas anketës do të ishin të gatshëm të largoheshin nga puna e tyre aktuale nëse do t’u ofrohej një mundësi më e mirë punësimi në BE, 78.7 për qind derisa 21.3 për qind kanë deklaruar se do të refuzonin.

E për synimin e të rinjve që të largohen nga Kosova, Partia Demokratike e Kosovës të rinjtë e së cilës së fundi organizuan edhe një protestë për këtë arsyeje, vazhdon ta fajësojë qeverinë Kurti.

Derisa qytetarët kosovarë do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen për 90 ditë duke filluar nga 1 janari 2024, Kosova vitin e kaluar është renditur në vendin e 18-të sa i përket numrit më të lartë të aplikimeve për viza. Në vitin 2022 janë regjistruar 121 mijë e 972 aplikantë për viza derisa në vitin 2021 ishin 44 mijë e 666 aplikime. Nese vazhdon ky eksod, sipas gazetës zvicerane Le Canton27.ch « Kosova ne vitin e ardhshëm mund te mbetet vetëm me 1 milionë banorë.. » ?!

 

Derniers articles