0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Policia e Kosoves arreston nje gazetar për drogë

Pristine, 25 -Në fillim të këtij muaji Policia e Kosovës organizoi operacionin “Goditja” një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan qindra persona nëpër të gjithë Kosovën gjatë kontrolleve të policisë u konfiskuan me dhjetëra armë dhe u konfiskuan edhe lëndë narkotike.

Sipas burimeve në pranga të policisë kishte rënë edhe gazetari Vullnet Krasniqi të cilit policia i kishte zënë në posedim një sasi lëndësh narkotike, njofton nga Prishtina korrespondenti i gaetes zbicerane Le Canton27.ch duke ju receruar mediave kosovare.

Në mëngjesin e hershëm të 18 gushtit të së premtes së kaluar, gjatë zbatimit të Planit Operativ “Goditja” në Rajonin e Prishtinës, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë BMW dhe gjatë kontrollit të saj, tek një person, është gjetur një sasi e substancës narkotike “Amphetamine”.

Policia e Kosovës këtë rast e kishte paraqitur edhe në raportin 24 orësh të datës 19 gusht por pa dhënë detaje e as iniciale për personin e arrestuar.

“Rr. Dervish Çollaku, Prishtinë 18.08.2023-02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës që dyshohet të jetë narkotike, citon policine gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Media ka kontaktuar me gazetarin Vullnet Krasniqi për ta pyetur se a është kapur me drogë mëngjesin e 18 gushtit nga ana e policisë?

Në një raport të policisë të cilin e ka siguruar KosovaNews figuron se i arrestuari është pikërisht gazetari i gazetës “Nacionale” Vullnet Krasniqi të cilit i figuron edhe numri personal i letërnjoftimit me të dhëna të tjera të detajuara.

Në këtë raport thuhet se pas kontrollit të detajuar nga policia e antidrogës Vullnet Krasniqit i ishte zënë në portofolin e tij një sasi droge pluhur i bardhë e llojit “Amphetamine”. Kete e ka pranuar edhe shefi i tij Berat Buzhala (drejtues i gazetes Nacional) sipas te cilit “Para disa diteve Policia e Kosoves, gjate nje kontrolli, gazetarit dhe redaktorit te Nacionales, Vullnet Krasniqit, ia ka gjetur nje sasi te vogel…”

 

Derniers articles