-0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

“Jeta në Kosovë” fiton betejën në gjykatë për rastin Devolli

Ky lajm i mire qudi ka gezuar vetem militantet e fjales se lire dhe demokracise por jo edhe mediat apo shoqatat e gazetareve, te cilat nuk e publikuan dhe nuk e pershendeten sikur po deshmojne lidhjet e tyre jo vetem me Devillet por edhe me magian mediale dhe bandat kriminale (Pronto – Serbi) ne Kosove dhe sigurisht njr fitore e gazetares se njohur investigative ne ballkan Jeta Xharra (“Jeta në Kosovë”) përballe Devolleve nuk ju ka pelqyer,  shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Gazetarja e njohur investigative e ballkan Jeta Xharra sfidon dhe ju heq masken gazetareve ne Kosove me lidhjet e tyre me mafian mediale dhe me Serbine (The well-known Balkan investigative journalist Jeta Xharra challenges and unmasks the journalists in Kosovo with their connections with the media mafia and with Serbia)

Gjykata e Prishtinës ka anuluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave, KPM-së, me të cilin emisionit “Jeta në Kosovë” KPM i kishte shqiptuar vërejtje pas transmetimit të hulumtimit televiziv “Monopoli me dritë të diellit.” Emisioni i realizuar nga Visar Prebreza dhe Jeta Xharra i cili kishte fituar çmimin e Bashkimit Evropian për hulumtimin më të mirë më 2020, ishte vlerësuar nga Komisioni për Media si emision me përmbajtje denigruese.

sfidua në gjykatë nga ekipi i juristëve të BIRN-it, ndërsa vendimi i gjykatës i nxjerrë para disa ditësh i ka dhënë të drejtë emisionit “Jeta në Kosovë”, duke konstatuar se raportimi ishte i faktuar dhe profesional duke hedhur poshtë të gjitha konstatimet e bëra nga anëtarët e KPM-së, si dhe nga Bordi i Ankesave të KPM-së. Tri vite më parë, KPM, në përbërje të Xhevat Latifi – kryetar, Granit Musliu – nënkryetar dhe anëtarët Azra Desic,Vlorë Berisha, Maja Slavic dhe Xhemajl Krasniqi, u rreshtuan në krah të Blerim Devollit kur Blerim Devolli u ankua në KPM se emisioni “Jeta në Kosovë” kishte shpërndarë gjuhë të urrejtjes dhe e kishte shkelur Kodin e Etikës. Anëtarja e komisionit në atë kohë, Violeta Hyseni përmes një reagimi publik ka deklaruar se ka qenë kundër vendimit të shumicës së anëtarëve të KPM-së lidhur me këtë rast. BIRN i ishte përgjigjur ankesës së Devollit në KPM dhe vendimi në fjalë ishte rrëzuar në pjesën më të madhe të pikave nga Bordi i Ankesave në përbërje të Ylber Fetahaj – kryetar dhe anëtarëve Avdyl Hyseni dhe Ilaz Rudaku.Mirëpo, në fund, Komisioni i Ankesave kishte vendosur që emisioni i BIRN-it kishte raportim të pasaktë dhe gjuhë denigruese. Këta anëtarë të KPM-së vendosën ta përkrahin Blerim Devollin edhe pasi që u shfaq hulumtimi, Komisioni për Ndihmë Shtetërore i Kosovës e detyroi ZRrE-në ta ndalojë skemën e përfitimit të subvencioneve nga Blerim Devolli me kompanitë e regjistruara në Maltë, sepse kjo u vlerësua e paligjshme. Pas zbulimit të BIRN-it, shteti i Kosovës filloi hetimet për t’i ndalë skemat e tilla abuzive. Duke e konsideruar ankesën e tillë të Devollit dhe vendimin e KPM-së një proces SLAPP (procese gjuqësore që kanë qëllim frikësimin e gazetarëve), BIRN para 3 viteve dorëzoi padi në Gjykatën e Prishtinës me kërkesë që të anulohet vendimi i KPM-së. Beteja juridike 3-vjeçare është përfunduar gjatë kësaj jave, kur Gjykata e Prishtinës nxori aktgjykim me të cilin i dha të drejtë të plotë BIRN-it, duke konstatuar se vendimi i KPM-së ishte i pafaktuar dhe i pabazuar në ligj.

Derniers articles