-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Behgjet Pacolli: Mirëpresim thirrjen e ShBA-së për Asociacionin

Kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe biznesmeni i njohur nderkombëtar Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka dalë me një komunikatë duke thënë se kjo parti mirëpret thirrjen e ShbA-së për mbylljen e çështjes së Asociacionit, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Pacolli në një shkrim të tij në Facebook, ka thënë se duhet të ketë “bashkërendim me miqtë e dëshmuar”.

“Kosova mund të ecë përpara e sigurt, vetëm në harmoni me miqtë e saj tradicionalë!” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

AKR mirëpret thirrjen e SHBA, mikut më të madh të Kosovës, për mbylljen e çështjes së Asociacionit.

AKR e përkrah fuqishëm vizionin amerikan për një Asociacion brenda kornizës së kushtetutës së Kosovës.

Bashkërendimi me miqtë e dëshmuar, Kosovës gjithmonë i ka sjell vetëm fitore.

Kosova mund të ecë përpara e sigurt, vetëm në harmoni me miqtë e saj tradicionalë!

Derniers articles