12.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

Në Iran, per çdo javë  ekzekutohen dhjetë persona

Që nga fillimi i vitit, të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran, kryesisht për vepra të lidhura me drogë, njfoptfton gazeta zvcierane en shqip Le Canton27.ch nga Gjeenva duke ju rferuar Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk shprehu shqetësimin të martën për « numrin tmerrësisht të lartë » të ekzekutimeve në Iran këtë vit. Që nga fillimi i vitit, të paktën 209 persona janë ekzekutuar në Iran, kryesisht për vepra të lidhura me drogën. Deklarata e OKB-së thekson se kjo shifër është ndoshta më e lartë. Z. Türk tha se, mesatarisht, më shumë se dhjetë persona ekzekutohen çdo javë në Iran, duke e bërë këtë vend një nga përdoruesit më të mëdhenj të dënimit me vdekje në botë.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Irani sivjet ka ekzekutuar 209 persona, shumica për vepra të lidhura me drogën

Irani ka ekzekutuar 209 persona që nga fillimi i vitit, tha sot zëdhënësja e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, duke e përshkruar shifrën si « të tmerrshme » dhe duke u bërë thirrje autoriteteve iraniane të ndalojnë. “Komisari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, është i tmerruar nga numri alarmant i ekzekutimeve këtë vit në Iran”, tha Shamdasani në një konferencë për shtyp në Gjenevë, sipas Reuters.

Ajo shtoi se deri më sot, më shumë se 10 njerëz në javë dërgohen në vdekje, « gjë që e bën Iranin një nga vendet me më shumë ekzekutime në botë ». Një zëdhënëse tha se shumica e ekzekutimeve ishin për vepra të lidhura me drogën. Të hënën, Irani vari dy burra të akuzuar për blasfemi. Ekzekutimet në Iran për blasfemi janë të rralla, pasi në shumicën e rasteve të mëparshme gjykata e zbuti dënimin

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...