Bruksel, 18 prill -Bashkimi Evropian ka formuar një Komitet të Përbashkët Monitorues për të vëzhguar zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve dhe Aneksin e Zbatimit, njoftoi zëdhënësi i BE-së z. Peter Stano për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Ai po ashtu ka njftuar redaksine ne fjalë se raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Kosoves dhe Serbisë do të mbahet më 2 maj në Bruksel.
« BE-ja ka krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve dhe Aneksit të Zbatimit… » ka thëne Stano nje njoftimin e tij zyrtar.
Sipas zëdhenësit te BE-së « BE, si prijese e dialogut ndërmjet Kosoves dhe Serbisë, si palë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, sot ka themeluar një Komitet të Përbashkët Monitorues për të monitoruar zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit. ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksit për zbatimin e tij”
Ai shtoi se pret që Termat e Referencës të finalizohen dhe të miratohen në mbledhjen e parë të komisionit pas takimit të radhës të nivelit të lartë, i cili, sipas tij, është caktuar për 2 maj në Bruksel.
Ai tha se ky komision monitorues është themeluar 30 ditë pas takimit të nivelit të lartë në Ohër, siç thuhet në aneksin zbatues.
Komiteti i përbashkët i monitorimit do të kryesohet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Prishtina do të përfaqësohet nga përfaqësuesi i saj në Bruksel, Agron Bajrami, ndërsa Serbia nga kryetari i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.