12.4 C
Berne
lundi 29/04/2024

Berna: Shqipëria i vetmi vend nga ballkani që Zvicra nuk ka marrëveshje koordinimi mbi sigurimet shoqërore

Bernë, 13 prill -Shtetasit e Shqipërisë do të mund të marrin pensionin e plotë AVS ose AI sapo të kthehen në vend, pasi Parlamenti i Zvicrës miraton konventën me Shqipërinë. Marrëveshja synon të koordinojë sigurimin e pensioneve të dy shteteve përsa i përket pleqërisë, vdekjes dhe paaftësisë. Në Zvicer sot jetojne dhe verpojne mbi 3000 shtetas shqiptare, kure ne Shqipëri jetojnë rreth 70 shtetas zviceranë, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Parlamenti i Zvcrës miraton konventën me Shqipërinë për te marrur pensionin e plotre (AVS ose AI) por Parlamenti  i Shqiperise ende nuk e ka ratifikuar

La fièvre monte autour de la réforme AVS 21 - Le TempsShqipëria është i vetmi vend ballkanik me të cilin Zvicra nuk ka lidhur ende një marrëveshje koordinimi të sigurimeve shoqërore, tha raportuesi i komitetit Damian Müller te cilen marrëveshje Kosova e ka edhe pse ështe shteti me ri ne Evropë.

Konventa ne fjalë korrespondon me ato të lidhura me vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Dispozitat kanë të bëjnë veçanërisht me marrjen parasysh të periudhave të sigurimit për hapjen e të drejtës për përfitime, përgjegjësinë e personave që ushtrojnë një veprimtari fitimprurëse dhe ndihmën e ndërsjellë administrative. Konventa krijon gjithashtu një bazë ligjore për të luftuar abuzimin.

Shtetasit e Shqipërisë do të mund të marrin pensionin e plotë AVS ose AI sapo të kthehen në vend. Marrëveshja synon të koordinojë sigurimin e pensioneve të dy shteteve përsa i përket pleqërisë, vdekjes dhe paaftësisë.

Miratimi kesaj konvente eshte rezultat i bashkepunimit te parlamentit helevetik me ate shqiptar qe nga vizita e pare e ish-kryeparlamentarit shqiptar Ilir Meta qe kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Zvicër sim kretar i Kuvendit nga 17 deri më 19 mars 2015, me ftesë të nga homologu i tij zvicerane z. Stéphane Rossini.

“Ne po kontribuojmë në stabilitetin e situatës në këtë vend dhe në atë të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve”, deklaroi presidenti i Konfederatës Alain Berset.

Në Shqipëri jetojnë rreth 70 shtetas zviceranë dhe në Zvicër janë vendosur 3000 shqiptarë. Marrëveshja do të shmangë përgjegjësinë e dyfishtë.

Dhe për të saktësuar se kostoja shtesë vjetore e lidhur me hyrjen në fuqi të marrëveshjes llogaritet në rreth 2.5 milionë franga, nga të cilat dy milionë do të përballohen nga sigurimet. Konventa është nënshkruar më 18 shkurt 2022. Ajo do të hyjë në fuqi sapo të jetë ratifikuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

Derniers articles

Bernë, ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar « Skënderbeut » në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Reagon edhe Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i vënies së monomentit

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...