11.7 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Eksperti britanik: Rama po sillet si Fidel Castro, nuk e sheh kriminalitetin masiv

Londer, 24 msrs -Kryeministri Rama në vizitën e tij dy disa ditore në Britaninë e Madhe, zhvilloi një takim me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Në fokus të takimit ishte çështja e emigrantëve shqiptarë të cilët kalojnë ilegalisht përmes Kanalit drejt Britanisë.

Nga Londra për BBC Radio, Rama i quajti deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, një krim, teksa u shpreh se shqiptarët normal duhet të veçohen nga ata që ai i quajti “mollë të kalbura”.

Eksperti britanik Steven Woolfe ka thënë për rrjetin britanik GB News, se shqiptarët kanë marrë nga vietnamezët kontrollin e tregut të marijuanës. Sipas Woolfe, në fakt në Britani ka më shumë se sa një “mollë të prishur”.

“Duket se janë më shumë se vetëm disa ‘molla të prishura’, për shkak se ne e dimë nga shërbimet tona të sigurisë dhe policia, të cilët e pranojnë se një numër i madh i atyre që kanë kaluar kanalin, janë larguar nga qendrat e ndalimit apo nga hotelet dhe kanë hyrë në aktivitet kriminal. Ata kanë nënvizuar se, kur bëhet fjalë për kokainën, shqiptarët janë organizata më e madhe kriminale në këtë fushë. Se shqiptarët kanë marrë nga vietnamezët kontrollin e tregut të marijuanës.

Sa i përket krimeve seksuale dhe prostitucionit, tani ata janë një nga organizatat kryesore. Dhe sa u përket vjedhjes së makinave luksoze nga ky vend, bandat shqiptare janë të vendosura edhe në këtë drejtim.

Kështu që nuk mund të thuhet se janë vetëm disa ‘molla të prishura’, unë gjithmonë mendoj për këtë si 4 apo 5, por kur flasim për 12 mijë dhe mijëra të përfshirë në krime, atëherë mendoj se Edi Rama duhet të reflektojë se përse po largohen nga vendi i tij, përse nuk ka thënë ai se nga po arratisen ata”, tha Woolfe.

Eksperti britanik ka bërë një paralelizëm mes Ramës dhe Fidel Castro-s. Woolfe tha se Rama nuk është ende në nivelin e Castro-s, por megjithatë kryeministri nuk po pranon faktin që ka të bëjë me një kriminalitet masiv.

“Ne gjithmonë i kthehemi asaj çështjes në Kubë gjatë viteve ’80, kur Fidel Kastro liroi një numër të madh kriminelësh në SHBA dhe nxiti një kriminalitet masiv që është pasqyruar edhe në filma të mëdhenj që kemi parë në atë kohë. Nuk mendoj se ai është në atë nivel, por në fund të ditës, ai thjesht nuk po e njeh apo e pranon që ky është kriminalitet masiv dhe ndoshta sot, pas kësaj konference me Rishi Sunak, ai do të dalë dhe të thotë atë që ne duam që ata do e trajtojnë çështjen e emigrantëve të paligjshëm dhe elementëve kriminalë dhe të mbështesë politikat tona të deportimit të tyre. Ndoshta ai më pas i arreston dhe i fut në burg nëse janë të përfshirë në krim”, tha eksperti./Politiko.al

 

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor nga Euronews në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, korrupsionin, eksodin, drejtësinë.. Mediat, politikisht...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...