8.8 C
Berne
lundi 29/04/2024

Tragjedi familjare ne Zvicer qe shkaktoi pese te vdekur. Shenja plumbash mbi viktimat

Brrne, 11 mars – Ka ndodhur nje drame familjare ne Yverdonit te Zvicres, shuhen per nje qast pese anetare te nje familje. Shenja plumbash mbi pesë viktimat, shkaqet dhe identiteti i te cileve ende nuk dihet, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te policise kantonale (VD) lidhur me tragjendine në Yverdon-les-Bains.

Arma pranë babait

E enjte, 9 mars 2023, në fund të ditës, u gjet viktima e pestë e zjarrit që shkatërroi një banesë në Yverdon-les-Bains. Nga elementët e parë të hetimit bëhet e ditur se 5 viktimat janë pjesëtarë të së njëjtës familje të përbërë nga tre vajza të moshës 5, 9 dhe 13 vjeç, nëna e tyre 40 vjeçe dhe babai 45 vjeç. Analizat janë duke u bërë për ta konfirmuar këtë.

Hetimet kryhen nga hetuesit e repartit të zjarrfikësve dhe brigadës së policisë shkencore të policisë së sigurisë, nën kujdesin e Ministrisë Publike. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Pas dy ditë hetimesh, pista e dramës familjare është hipoteza e preferuar pas zjarrit të një shtëpie në Yverdon-les-Bains (VD) të enjten. Në të pesë viktimat u gjetën shenja armësh. Babai mund të jetë autori.

Policia evokon “një dramë familjare që do të kishte ndodhur me dyer të mbyllura”. Pranë babait është gjetur një armë, një burrë misterioz sipas rrethit të familjes.

Një familje prej 5 anëtarësh humbi jetën nga zjarri i shtëpisë së tyre, rue du Valentin në Yverdon. Para pjesës tjetër të shtëpisë, lule në nderim të viktimave.

Drama e tmerrshme e Yverdonit, ku pesë anëtarë të së njëjtës familje u nxorrën nga rrënojat e shtëpisë së tyre pas një zjarri mëngjesin e së enjtes, fillon të zbulojë sekretet e saj.

“Pas dy ditësh hetime intensive, pista e dramës familjare është hipoteza e favorizuar nga prokurori përgjegjës për hetimin penal dhe hetuesit”, njofton Policia e Kantonit të Vaudit, trasnmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch 

Derniers articles

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...

REAGIME, Kryetari i bashkisë së Gjenevës dënon dëmtimin e bustit të Skenderbeut. Ky akt dënohet edhe nga Ueli Leuenberger dhe Astrit Leka iniciator i...

Alfonso Gomez (le Maire de Genève) Kryetari i bashkisë së qytetit nderkombëtar- Gjenevës: Dëmtimi i bustit te heroit te shqiptarëve ne Gjenevë një akt...

Media franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...