9 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Sipas Escobar, asociacioni serb është pjesë e marrëveshjes, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë. Por, a e mbeshtet asociacionin e komunave shqiptare ne Serbi?

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka konfirmuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes bazë, për të cilën kryeministri Albin Kurti dha dje përkrahje, derisa shtoi se ka kuptim nga pala kosovare për këtë çështje.

Në një komunikim me gazetarët, Escobar ka thënë se është obligim që Asociacioni të implementohet dhe se ka pritshmëri të mëdha se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Është një obligim ndërkombëtar që duhet të implementohet. Kjo është në marrëveshjen e Brukselit, në këtë marrëveshje (në planin evropian), në konkluzat e Këshillit Evorpian dhe është pjesë e politikës amerikane. Ka pritshmëri se do të formohet, për të ecur përpara. Pozicioni është që duhet të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët, që të dyja palët të gjejnë kanale bashkëpunimi, për popullatën që ka shtetësi të dyfishtë. Është pritshmëri e madhe e jona që do të implementohet. – tha ai.

Diplomati i lartë amerikan ka thënë se ka kuptim nga pala kosovare se Asociacioni duhet të formohet, ndërsa theksoi se “pyetja tani është se sa shpejt do të ndodhë dhe se sa shpejt do ta pranojë Qeveria e Kosovës”.

“Kjo është, siç e thash, obligim, është në marrëveshjen e Brukselit, në marrëveshjen bazë, është pjesë e politikave të vendeve, ky është një realitet, ëshë fakt objektiv se çfarë po kërkohet nga Kosova që të ecë përpara në procesin evropian. Pyetja është se sa shpejt do të ndodhë, dhe se sa shpejt Qeveria e Kosovës do ta pranojë këtë obligim. Kam besim që me këtë marrëveshje dhe pajtimi që u bë dje, ka kuptim nga pala kosovare që duhet të bëhet.– tha ai.

Escobar, a e mbështetni një Asociacion për shqiptarët në Serbi?

“Pra, unë personalisht besoj se rruga më e mirë përpara për atë komunitet është të insistohet në atë që është e drejtë dhe shëndeti i atij komuniteti të adresohet nga qeveria që i përfaqëson ata”.

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e ka ritheksuar se Kosova është e obliguar që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një intervistë online me gazetarë, ai ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është duke u bërë për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe jo për njohje të ndërsjellë.

Në pyetjen e klanit nëse Escobar do ta mbështeste formimin e një Asociacioni edhe për komunitetin shqiptar në Serbi, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e përfshirë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Arsyeja që e mbështesim tani në Kosovë është sepse ka të bëjë me një obligim ligjor. Tani të sjellësh palë të tjera dhe struktura të tjera në dialog, kjo varet nga Bashkimi Evropian dhe në procesin evropian të ndërmjetësuar”.

“Pra, unë personalisht besoj se rruga më e mirë përpara për atë komunitet është të insistohet në atë që është e drejtë dhe shëndeti i atij komuniteti të adresohet nga qeveria që i përfaqëson ata”.

“Unë nuk flas për Bashkimin Evropian nëse kjo duhet të përfshihet në dialog apo jo. Krejt çfarë mund të them është se aktualisht nuk është pjesë e dialogut”.

Derniers articles

Mediat franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...

Le buste du héros albanais « Skenderbeu » est endommagé à Genève

Genève, 27 avril - Hier soir, tard dans la nuit, le buste du héros national Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qui se trouve à Genève, au...

The bust of Skenderbeu is damaged in Geneva/Albanian community in Switzerland: Repeated event

The bust of our national hero Gjergj Kastrioti Skënderbeu, which is located by the lake, in Geneva, Switzerland, was damaged yesterday evening, by persons...