11.3 C
Berne
samedi 4/05/2024

FBI nuk gjen dokumente të klasifikuara nga kontrolli në një nga shtëpitë e presidentit Biden

FBI-ja nuk gjeti dokumenta të klasifikuara gjatë një kontrolli të urdhëruar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në një nga shtëpitë e Presidentit Joe Biden, njoftoi avokati personal i zotit Biden, Bob Bauer.

Kontrolli u bë si pjesë e hetimit për materialet e klasifikuara, nga koha kur ai ishte nënpresident.

Zoti Bauer tha me anë të një deklarate se nga kontrolli në shtëpinë e plazhit të zotit Biden në Reheboth të shtetit Delauerë u morën disa materiale dhe shënime nga koha kur ai ishte nënpresident për një analizë të mëtejshme.

Ai kishte thënë më herët se kontrolli, ishte planifikuar dhe kryer me « mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të presidentit ».

Kontrolli nga agjentët e FBI-së duket të jetë një zgjerim i hetimit për mënyrën se si veproi zoti Biden me dokumentat e klasifikuara. Materiale të tilla janë gjetur në shtëpinë e tij në Uilmington të Delauerës dhe në një zyrë që ai përdori pasi shërbeu si nënpresident gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Kjo çështje është bërë problematike për zotin Biden, i cili pritet të shpallë kandidaturën për t’u rizgjedhur në javët ose muajt e ardhshëm. Gjetja e dokumentave të klasifikuara i heq atij dhe demokratëve të tjerë një argument kundër ish-presidentit Donald Trump, të cilit gjithashtu iu gjetën dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

Zoti Trump e ka nisur fushatën presidenciale dhe mund të përballet me zotin Biden në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Avokati Bauer tha se Departamenti i Drejtësisë vendosi ta bënte kontrollin pa njoftim paraprak për publikun.

« Sipas procedurave standarde, në interes të sigurisë dhe integritetit operacional, Departamenti i Drejtësisë kërkoi ta bënte kontollin pa njoftim paraprak publik dhe ne ramë dakord të bashkëpunonim, » tha ai.

Dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e ish-nënpresidentit Mike Pence.

Zoti Biden është zotuar të bashkëpunojë dhe zoti Pence ka thënë se merr përgjegjësi për dokumentet e gjetura. Zoti Trump u rezistoi përpjekjeve për të kthyer materialet në zotërim të tij dhe si rezultat, FBI-ja ndërmori një kontroll në Mar-a-Lago.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka emëruar dy prokurorë të posaçëm për të shqyrtuar mënyrën e veprimit me dokumentat e klasifikuara nga zoti Trump dhe zoti Biden.

Ndërkohë sipas njoftimeve, Arkivi Kombëtar u ka kërkuar të gjithë ish-presidentëve dhe nënpresidentëve amerikane që të kontrollojnë të dhënat e tyre personale për dokumente të klasifikuara ose materiale të tjera presidenciale që duhet të ishin dorëzuar kur ata u larguan nga detyra.

Marrja ose mbajtja e materialeve të klasifikuara me vetëdije ose me dashje është e paligjshme, megjithëse asnjë president ose nënpresident aktual ose i kaluar nuk është akuzuar për keqbërje./VOA

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...