11.3 C
Berne
samedi 4/05/2024

Kryeministri Kurti në Cyrih nënshkruan marrëveshje mes VV-së dhe SP-së të Zvicrës

ZuriZurich, 19 janar -Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se në Zyrih të Zvicrës, ka nënshkruar një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate në Zvicër, ku mori pjese edhe ish-presidnetja dhe ish-shefja e diplomacise se Konfederates Zvicerane, miesha e shqiptareve Micheline Calmy-Rey, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Të enjten eshte nënshkruar një deklaratë synimi dhe bashkëpunimi me PS-në për periudhën 2023-2025, tha Kurti. Këtë vit zgjedhjet janë në Zvicër, në vitin 2025 në Kosovë.
Kjo marrëveshje sipas tij, zoton thellimin e bashkëpunimin e tyre ndërpartiak, në fushat siç specifikon me interes të përbashkët.
Ne duam të ndihmojmë njëri-tjetrin me fushata”, tha Kurti. Qëllimi është që të dyja palët të fitojnë forcë. Ata i përkasin të njëjtës familje ideologjike dhe shumë kosovarë në Zvicër janë anëtarë të të dyja palëve. Përveç kësaj, Cédric Wermuth (36), bashkë-president i PS-së Zvicër, është një mik i mirë i tij.
Ky partneritet nuk është pa polemika. Sepse: E kaluara e Vetëvendosjes nuk është pa problem. Fillimisht partia kishte vizionin nacionalist të Shqipërisë së Madhe të përbërë nga Kosova dhe Shqipëria. Deputetët e Vetëvendosjes më herët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Dhe lideri i partisë Kurti është kritikuar vazhdimisht për stilin e tij autoritar të udhëheqjes.

”Sot në Cyrih me @cedricwwermuth ne nënshkruam një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet @spschweiz & @LVetevendosje duke u zotuar të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërpartiak në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në zhvillimin socio-ekonomik, angazhimin e diasporës, arsimin dhe dialogun politik”.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti, udhëtoi së fundit në Zvicër për në Davos si pjesë e Forumit Ekonomik, si përfaqësues qeveritar i Kosovës.

 

 

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...