6.4 C
Berne
samedi 4/05/2024

Boterori Qatar 2022: Argjentina bëhet kampion i ri i botës!

Diha, 18 dhjetor -Argjentina ka shënuar fitore pas penalltive me rezultat 4:2 ndaj Francës, në finalen që u zhvillua në stadiumin « Lusail Iconic » në « Lusail.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (2:2), pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta (3:3).

Ky është titulli i tretë në histori për argjentinasit

Argjentina –  Franca 3:3 – 4:2 me penallti 

Shënues; Messi (23′ – nga penalltia e 109′), di Maria (36′) – Mbappe (80′ – nga penalltia e 81′ dhe 118′-nga penalltia).
Kartona trë verdfhë: Fernandez, Montiel, Paredes   – Rabiot, Thuram.
Argjentina: Martinez; Molina (Montiel 91′), Romero, Otamendi, Tagliafico (Dybala 120-1’); De Paul (Paredes 102′), Enzo Fernandez, Mac Allister (Pezzella 116′); Di Maria (Acuna 64′), Messi, Juliáan Alvarez (Martinez La 102′).
Franca: Lloris; Kounde (Disasi 121’), Varane (Konate 113′), Upamecano, T. Hernandez (Camavinga 71′); Tchouameni, Rabiot (Fofana 90+6′), Griezmann (Coman 71′); Dembele (Kolo Muani 41′), Giroud (Thuram 41′), Mbappe.

Në një atmosferë drithëruese, ku finalen e shikuan 88.966 shikues, panë një finale të madhe, për infarkt.

Në minutën e 23-të, Lionel Messi i pagabueshëm nga penalltia, 1:0. Messi gjuan në krahun e majtë e përtoke dhe Lloris shkon në të djathtë.

Alexis Mac Allister ka asistuar për mrekulli, ndërsa Angel di Maria nga afërsia shkund portën e Llorisit, 2:0 në minutën e 36-të.

Argjentina nuk i ka shfrytëzuar dy raste në 17 minutat e parë të pjesës së dytë.

Në minutën e 59-të, Alvarez në pozitë të mirë por portieri Alvarez për mrekulli ka reaguar dhe shpëton portën. Në minutën e 61-të,  Messi në pozitë të volitshme por gjuajti jashtë shtyllës së majtë.
Franca zgjohet nga gjumi në 12 minutat e fundit, duke treguar lojë të madhe.

Image

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...