12.6 C
Berne
dimanche 5/05/2024

‘E kujt është Gazeta Express dhe Televizioni T7?’

Shkruan: Ali Sh. Mehmeti

“Muajve të fundit është përfolur se Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë shitur dhe se Berat Buzhala nuk do të jetë më pjesë e këtyre dy mediumeve. Konfirmimi se Berat Buzhala po largohet erdhi para pak javësh nga vet Gazeta Express duke konfirmuar se:

“Bordi i kompanisë “MediaWorks”, pjesë e së cilës janë Gazeta Express dhe Televizioni T7, ka emëruar sot Drejtorin e ri të kompanisë, z. Leonard Kerqukin, i cili deri më tash ka ushtruar detyrën e Kryeredaktorit. Emërimi i Kerqukit vjen pas dorëheqjes së Drejtorit të deritashëm, z. Berat Buzhala.”

Por, kush është kompania “Media Works” e formuar në vitin 2004 me një kapital prej 18.000 euro? Duke hallakatur nëpër sajtin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) rezulton se aktualisht është në pronësi 100% të kompanisë “A.B.C. Menagement” me kapital prej 1,6 milion euro. Por, në regjistrin e ARBK-së kompania “A.B.C. Menagement” nuk figuron fare dhe, kështu humbet gjurma.

Por jo. Edhe pse në regjistrin e ARBK-së mund të shihen emrat e kompanive të ndryshme por jo edhe ndonjë informacion tjetër, nuk do të thotë se këto informacione, edhe pse të kufizuara, nuk mund të gjinden nëpër botë: në ishujt Kajman, Luksemburg, Zvicër, Angli apo gjetiu. Për befasi të këndshme kompaninë në fjalë nuk e gjeta në këto parajsa fiskale, por në Tiranë. Kjo kënaqësi nuk zgjati gjatë. Kur e hallakata edhe regjistrin e Qendrës Kombëtare të Bizneseve të Shqipërisë gjeta se kjo kompani është regjistruar në korrik të vitit 2019 me kapital 100 lekë dhe menjëherë pas regjistrimit e kishte blerë televizionin shqiptar “ABC News”. Kur e ka blerë edhe kompaninë “Media Works”, respektivisht Gazetën Express dhe televizionin T7 nuk e di, por ajo që më shokoi ishte fakti se pronare e kësaj kompanie ishte një shtetase greke nga Selaniku, znj. Efthymia (Vasileios) Gkouma. Imagjinoni se ku kanë shkuar paratë e ndara nga PTK-ja për këto mediume.

Të kujt ishin më herret këto dy mediume nuk e di, sepse nuk shihet nga regjistri i ARBK-së, pasi që, mungon historiku”.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...