10.4 C
Berne
samedi 27/04/2024

Një delegacion nga Kosova i prire nga drejtori i pëgjithshem i RTK-së Shkumbin Ahmexhekaj ne Asamblene e përgjthshme ne EBU/EUR ne Gjenevë

Gjenevë, 3 dhjetor -Ne Gjenevë për tri dite rresht eshte mbajtur Asamblea e Përgjithshme të 89-të të EBU-së, ku mori pjese dhe nje delegacion nga Kosova, rrespektivsht nga televizoni publik i Kosoves, nga drejtor i përgjithshem i RTK-së Shkumbin Ahmexhekaj dhe Besnik Boletini, kryetar i Bordit. Prezent ishte edhe znj.Radka Betcheva, shefe për marrëdhënie me anëtarët në Evropën Qendrore dhe Lindore, njofton nga selia e EBU-s gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

« Ka donethënie te madhe pjesemarja e Kosovës, perfaqesuesve te mediumit tone publik ne Asamblene e Përgjithshme, shenje kjo e gjelbert qe RTK se shpejti do jete anetare e Unionit Evropian i Transmetuesve eshte Aleanca më e madhe mediatike e shërbimit publik në botë qe perfshine 112 organizata Anëtare nga 56 vende.. » ka thëne drejtori i përgjthshem i RTK-së z.Shkumbi Ahmertxhekaj për gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Lajmi tjeter nga Gjeneva eshte se ne vitin e ardhshme anëtarët e EBU-së që janë zotuar të transmetojnë Kupën e Botës për Femra FIFA 2023, ka perfshire edhe TV publik nga Repblika e Kosovës- RTK, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Ndersa znj. znj.Radka Betcheva, shefe për marrëdhënie me anëtarët në Evropën Qendrore dhe Lindore ka thne se « Kreu i Unionit të Transmetuesve Publik Evropian para ca ditesh u ka dërguar nga një letër, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga te cilet kerkohet rritjen e buxhetit për RTK-në. »

Me kete rast anëtarët e EBU kanë zgjedhur një Bord të ri Ekzekutiv, të përbërë nga njëmbëdhjetë drejtues të lartë të mediave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa.  Bordi është përgjegjës për të siguruar zbatimin e strategjisë dhe politikave të EBU-së.

Tetë anëtarë aktualë të bordit do të kthehen për t’iu bashkuar Presidentes së EBU-së Delphine Ernotte-Cunci (France Télévisions) dhe Zëvendës Presidentit Petr Dvořák (TV çek) për të ndihmuar në udhëheqjen e EBU-së gjatë dy viteve të ardhshme.

Nicolau Santos i bashkohet Bordit Ekzekutiv për herë të parë. Ai ka shërbyer si Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Anëtarit Portugez RTP që nga qershori 2021. Bordi do të shërbejë për një periudhë 2-vjeçare nga janari 2023 deri në dhjetor 2024.

Unioni Evropian i Transmetuesve eshte Aleanca më e madhe mediatike e shërbimit publik në botë qe perfshine 112 organizata Anëtare në 56 vende, si dhe 31 Filialë në Azi, Afrikë dhe Amerikë. Anëtarët tanë operojnë rreth 2000 shërbime – televizion, radio dhe online – në 153 gjuhë për një audiencë të mundshme prej mbi një miliard njerëz. Ndër aktivitetet tona janë Eurovizioni dhe Euroradio.

ANËTARËT TË EBU-së TË TREGOJNË MBULLIM GJITHËPËRFSHIRËS NË KUPA BOTËRORE E FEMRAVE FIFA 2023

Anëtarët e EBU-së që janë zotuar të transmetojnë Kupën e Botës për Femra FIFA 2023 janë si më poshtë: RTSH (Shqipëri); RTK (Kosovë), ORF (Austri); RTBF & VRT (Belgjikë/Luksemburg); RTCG (Mali i Zi); MKRTV (Maqedonia e Veriut); TVR (Rumani); RTS (Serbi); RTVS (Sllovaki); RTVS (Slloveni); SRG SSR (Zvicër/Lihtenshtajn); TRT (Turqi).; BHRT (Bosnje/Hercegovinë); BNT (Bullgari); HRT (Kroaci); CYBC (Qipro); CT (Republika Çeke); ERR (Estoni); GPB (Gjeorgji); MTVA (Hungari); RÚV (Islandë); RTE (Irlandë); LT (Letoni); LRT (Lituani); PBS (Maltë); TRM (Moldavi);

Formacioni i Anëtarëve përfshin dy territore në të cilat Kupa e Botës për Femra FIFA 2023™ do të ndiqet me intensitet të veçantë, pasi ekipet e tyre kombëtare u kualifikuan në turne këtë muaj përmes sistemit të play-off-it: Irlanda (RTE); dhe Zvicra (SRG SSR).

Derniers articles

Ariani 6-vjeçar qe 6 ditë i zhdukur në Gjermani. Qohen në këmbë i tërë shteti, e kërkonjnë me helikopterë dhe qindra policë dhe ushtarë

Benrë, 27 prill -Gjashtëvjeçari  Arian është zhdukur që nga e hëna ne rrethine  Hamburgut ne Gjermani. Pavarësisht një kërkimi intensiv me qindra ndihmës dhe...

Dëmtohet busti i “Skënderbeu” në Gjenevë. Policia ne vendin e ngjarjes, nis hetimet…

(Photo: Le Canton27.ch) Gjenevë, 27 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Niente “Guantanamo” in Albania !

Berna, 27 aprile - Il quotidiano svizzero "Tribune de Gèneve" ha pubblicato un articolo del nostro noto giornalista Nefail Maliqi, direttore del quotidiano in...

Stampa francese: La telefonata da Tirana cerca di controllare i media italiani (RAI) attraverso l’amica Meloni che ha concluso il “famoso accordo” sull’immigrazione

I sindacati dei giornalisti della RAI, l'emittente pubblica italiana, hanno lanciato un appello allo sciopero per protestare contro la crescente ingerenza politica. Lo sciopero...

Presse français: L’appel téléphonique de Tirana tente de contrôler les médias italiens (RAI) par l’intermédiaire de son amie Meloni qui a conclu le «fameux...

Un appel à la grève a été lancé par les syndicats de journalistes à la RAI, la radiotélévision publique italienne, pour protester contre des...