16.9 C
Berne
samedi 27/04/2024

Këngëtarja boterore Dua Lipa bëhet me nënshtetësinë shqiptare

Tirane, 28 Nentor -Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Presidenca në Shqipëri dhe në njoftimin për mediat theksohet se Dua Lipa u prit nga kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj, i cili i dorëzoi shtetësinë shqiptare.

Dua Lipa e përfiton shtetësinë shqiptare si person me “interes të veçantë”, dhe kjo lidhet jo vetëm me karrierën e saj si këngëtare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare, por edhe për përfshirjen në kauza sociale, siç është angazhimi i saj pranë Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), në mbështetje të fushatave për të drejtat e fëmijëve.

Pas tërmetit të 26 nëntorit të tre viteve më parë në Shqipëri, Dua Lipa bashkë me disa stilistë shqiptarë organizoi një fushatë për mbledhje fondesh për të ndihmuar familje të viktimave të tërmetit.

Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare në Presidencë, ceremonia e betimit u mbajt në bashkinë e Tiranës. Kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj tha se i ka propozuar presidentit të vendit, Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama që të liberalizohet dhënia e pasaportave për qytetarët kosovarë.

Dua Lipa ndodhet në Tiranë pasi do të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ajo mungoi në “Sunny Hill Festival” që u mbajt në fund të gushtit në Tiranë.

Këngëtarë, artistë, por edhe politikanë të shumtë nga Kosova vitet e fundit kanë marrë pasaportë shqiptare.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Më 22 nëntor përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord me propozimin që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024 por ky propozim u para pak ditësh u hoq nga agjenda për shkak të tensioneve në komunat veriore të Kosovës.

Derniers articles

Ariani 6-vjeçar qe 6 ditë i zhdukur në Gjermani. Qohen në këmbë i tërë shteti, e kërkonjnë me helikopterë dhe qindra policë dhe ushtarë

Benrë, 27 prill -Gjashtëvjeçari  Arian është zhdukur që nga e hëna ne rrethine  Hamburgut ne Gjermani. Pavarësisht një kërkimi intensiv me qindra ndihmës dhe...

Dëmtohet busti i “Skënderbeu” në Gjenevë. Policia ne vendin e ngjarjes, nis hetimet…

(Photo: Le Canton27.ch) Gjenevë, 27 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë...

Niente “Guantanamo” in Albania !

Berna, 27 aprile - Il quotidiano svizzero "Tribune de Gèneve" ha pubblicato un articolo del nostro noto giornalista Nefail Maliqi, direttore del quotidiano in...

Stampa francese: La telefonata da Tirana cerca di controllare i media italiani (RAI) attraverso l’amica Meloni che ha concluso il “famoso accordo” sull’immigrazione

I sindacati dei giornalisti della RAI, l'emittente pubblica italiana, hanno lanciato un appello allo sciopero per protestare contro la crescente ingerenza politica. Lo sciopero...

Presse français: L’appel téléphonique de Tirana tente de contrôler les médias italiens (RAI) par l’intermédiaire de son amie Meloni qui a conclu le «fameux...

Un appel à la grève a été lancé par les syndicats de journalistes à la RAI, la radiotélévision publique italienne, pour protester contre des...