-0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

AIC, Mesazh i Drejtoreshës së Përgjithshme të Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Gjenevë, 21 tetor (Nefail Maliqi) -Klubi Diplomatik i Gjenevës të enjten e kaluar (21 tetor 2020) ka organizuar dreke pune, tribune kjo e reflektimit mbi multilateralizmin në Gjenevë. Me kete rast znj. Tatiana Valovaya, Drejtoreshë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ka dhënë një mesazhe te qarte nga Gjeneva, qyteti evropian dhe nderkombëtar, shkruan gazeta zvicerane në gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

« Përmes shumëllojshmërisë së aktorëve – qeverive, organizatave ndërkombëtare, organizatave joqeveritare, sektorëve akademikë dhe privatë – dhe rolit qendror që ka luajtur për më shumë se një shekull, Gjeneva Ndërkombëtare është bërë një qendër e njohur për qeverisjen shumëpalëshe në zemër të një bota përballet me sfida të shumta.

Midis këtyre aktorëve të ndryshëm, Klubi Diplomatik i Gjenevës përbën një platformë të rëndësishme për bashkimin e Gjenevës lokale dhe Ndërkombëtare dhe shkëmbimin e ideve se si të formësohen më tej zgjidhjet kolektive dhe inovative. Klubi Diplomatik kontribuon në mbështetjen dhe forcimin e vlerave të Gjenevës Ndërkombëtare – paqen, të drejtat dhe mirëqenien – si dhe zhvillimin e multilateralizmit të nesërm, thuhet në një njoftim nga Klubi Amerikan Nderkobmetar në (AIC) Gjenevë, transmeton gazeta zvicerane në gjuhen shqipe « Le Canton27.ch »

Në emër të kolegëve të mi që punojnë për familjen e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, unë falënderoj sinqerisht Klubin Diplomatik për punën që ka arritur gjatë 40 viteve të fundit dhe shpresoj të vazhdoj këtë bashkëpunim të frytshëm.

Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) janë një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të përmirësuar jetën dhe perspektivat e të gjithëve, kudo që ndodhen. 17 Qëllimet u miratuan nga të gjitha Shtetet Anëtare të KB si pjesë e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Drejtuesit e biznesit janë zotuar të sigurojnë burime dhe të zhvillojnë partneritete publiko-private për të arritur qëllimet.

« Unë sigurohem që Gjeneva të mbajë vendin e saj », ka thëne nder tjera zyrtarja e larte e OKB-së znj.Valovaya me rastin e Ditës së Kombeve të Bashkuara. Tatiana Valovaya na siguron se Gjenevës i kërkohet të mbetet një vatër e multilateralizmit.

Derniers articles