-0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Kjo eshte Biblioteka e pare Shqiptare ne diaspore ae mban emrin « Akademik Mark Krasniqi » ne Gjermani

Biblioteka Popullore Shqiptare « Akademik Mark Krasniqi » në Pilsting të Niederbayernit të Gjermanisë, për të tretën herë organizon « Takim me poetin ». Do theksuar se kjo eshte biblioteka e pare shqiptate ne Gjermani e drejtuar nga Maxhun Ismajli, gazetar dhe piblicist i njohur shqiotar nga Kosova, shkruan gazeta zvicerane «Le Canton27.ch»

Në tre vjetorin e themelimit, në hapsirat e kësaj biblioteke ishin sëbashku poeti i mirënjohur, Bahri Shyti, nga Ashlani i Shalës, me banim në Eggenfelden të BY, me nxënësit Albulena dhe Albion Ibrahimaj,nga Llapashtica e Llapit, me banim në Köln të NW, Linda, Dardan dhe Valentina Kurtaj, nga Abria e Epërme e Drenicës,me banim në Alteötting të BY, Elza Sahiti, nga Galica, me banim në Eggenfelden të BY, Elionë Gashi nga Peja dhe Hasan Arifaj nga Ratishi i Deçanit, të dy nga Dukagjini, me banim në Moosburg të BY. E pranishme ishte edhe mësuesja, Buqe Arifaj, nga Ratishi i Deçanit, me banim në Moosburg.

Pra, për 45 minuta, biblioteka u lumturua me fëmijët, poetin dhe mësuesën, ardhur nga të gjitha trevat e Kosovës dhe Gjermanisë.

Derniers articles