10.3 C
Berne
dimanche 19/05/2024

Ky vend, ka edhe njerëz që bëjnë krenar një komb të tërë! E mrekullueshme Luiza Gega

Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë. Luiza Gega sapo ka fituar medaljen e artë duke vendosur edhe rekord të ri kombëtar në garën 3000 metra me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, të cilat po mbahen në Algjeri, njfdotn gazeta zvicerane ne shqip Le Canton278.ch

Në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, atletja jonë fitoi garën 3000 metra me pengesa, duke shkëlqyer në pistë, teksa dominon në çdo metër të garës.

Askush nuk iu afrua dot atletes tonë, ashtu siç ishin parashikimet. Gega e ndali kronometrin në 9.14.29, një kohë e jashtëzakonshme, sepse brenda pak ditësh thyen sërish rekordin kombëtar 9:15.48, që u vendos nga vetë Luiza më 6 qershor në Holandë.

Atletja jonë fiksoi edhe kohën më të mirë në Lojërat Mesdhetare, që mbahej nga vet ajo me 9.27.73 si dhe konfirmoi medaljen e artë që pati fituar katër vite më parë në Tarragona.

Derniers articles