Tetove, 13 gusht -Ne Evrope, pos ne Gjermani, profhimi i veturave elektrike ende nuk eshte as trende as mode. Pas Gjermanise Maqrdina eshte vendi i pare be Evrope qe po hap fabrike per prifjimin e veturave te tilla, fale muliarderit te njihur shqiptar nga Tetova z. Lazim Destani!
Lazim Destani: Do punesohen mbi 4 mije veta!
Kompania prestigjioze pronësi të miliarderit tetovar Lazim Destani, NEXT.E.GO MOBILE SE, sot ne “Zonen e Lire” organizoi ceremoninë zyrtare për nisjen e investimit të ri, e që është hapja e fabrikës “e.Go” për prodhimin e veturave të vogla elektrike në Tetovë, ku muaren pjese autoritetet me te larta te shtetit te Maqedonise Veriore si dhe mysafire nga Shqiperia e Kosova si dhe perfaqesues nga ambasadat boterore si dhe organizat nderkombetare ne Shkup, raporton nga vendi i ngjarjes gazeta zvicerane necshqip Le Canton27.ch
Ky investim kolosal u mireprit dhe u aprovua nga Qeveria RMV për realizimin e ketij projekti madheshtor për ndërtimin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.
“Automjetet elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Aachen, Gjermani në ZIZHT Tetovë do të hapë nga 3.000 deri në 4.000 vende të reja pune. Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike” kane deklaruar autoritet e Shkuoit zyrtar.
Fabrika do të jetë në lidhje me prodhimin e veturave elektrike të kompanisë më të re të familjes Destani që ka filluar si start up në Gjermani “Next.e.GO Mobile”. Kompania ka hapur filialin e saj para disa ditësh edhe në Tetovë në adresën ku gjendet kompania “Ecolog-International” në Tetovë.
Lazim Destani: Sot është ditë historike për mua, Maqedoninë dhe Tetovën
“Next.e.GO Mobile” është kompani start up gjerman në pronësi të familjes Destani dhe prodhon vetura të vogla elektrike. Fabrikën e parë ajo e hapi në Greqi ndërsa modeli i parë u zbulua para disa muajsh në Berlin.
”Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë prodhimi i makinës së plotë elektrike. Këtu do t’u krijohet mundësi punësimi mijëra të rinjve nga Tetova, Maqedonia, si dhe rajoni ynë, duke e futur vendin tonë në hartën e prodhimit të automjeteve elektrike.
Siç e theksova edhe në fjalën time gjatë ceremonisë së vendosjës së gurit të themelit, para 50 vitesh, unë mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Me këtë rast, po e përsëris thirrjen time për të gjithë afaristët, sidomos investitorët nga diaspora, që obligimin e tyre ndaj atdheut, ta realizojnë me investime në vendin dhe rajonin tonë… » ka deklaruar filsnttopi dhe biznesmeni i njihur shqiptar me renome nderkombetare Lazim Destani, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Vetura elektrike e.GO do të prodhohet në Tetovë
“e.GO Mobile” kompania gjermane për prodhimin e automjeteve elektrike me seli në Gjermani hodhi sot gurthemelin e fabrikës që do të ndërtohet në Zonën e Lirë në Tetovë, njofton Flaka
e.GO Mobile” është njëra nga firmat e Grupit të bizneseve të familjes së Lazim Destanit. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë kap vlerën prej 130 milion € dhe do të krijon 900 vende pune.
Tashmë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut është miratuar dhe nënshkrimi i marrëveshjes mes “e.GO Mobile” dhe Qeverisë së vendit.
“e.GO” është prodhues i automjeteve elektrike inovative dhe zgjidhjeve të prodhimit.
Filozofia e këtij prodhuesi është inovacioni me prakticitet dhe qëllim. “e.GO Mobile” zhvillon platformë unike të automjeteve elektrike me bateri (e.) si dhe sistem prodhimi revolucionar që paraqet risi në prodhimin e automjeteve elektrike.
Fillon me zgjedhjen e materialit të qëndrueshëm dhe të ripërdorshëm në produktet e veta deri te energjia e optimizuar dhe gjurmët mjedisore.
Duke përdorur teknologjinë e decentralizuar të prodhimit, mundëson krijimin e vlerës së shtuar ekonomike lokale duke angazhuar komunitetet, duke zhvilluar talentë dhe duke siguruar burime në nivel lokal. Produktet unike dhe shërbimet e “e.GO Mobile” janë krijuar për të ndihmuar qytetet dhe banorët e tyre të ndryshojnë për të mirë mënyrën se si lëvizin.
Kjo fabrikë në fazën e parë të punës do të prodhojë makina elektrike të vogla ndërsa pastaj do ta zgjerojë gamën e llojshmërisë së produkteve, përfshirë edhe autobusë elektrikë. Ndërtimi i fabrikës në Tetovë parashikohet të zgjasë rreth një vit e gjysëm.
Kompania ‘Next e.GO Mobile’ e familjes së Lazim Destanit ka promovuar gjatë muajt Maj në Berlin veturën e parë elektrike të markës ‘e.GO’.
Next e.GO Mobile është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipëmarrjesh që operojnë nën ombrellën e ‘nd Group’ me seli në Holandë, themeluar nga Nazif Destani. Ecolog International është gjithashtu pjesë e këtij grupi dhe përbën shtyllën kryesore të tij.
Kjo sipërmarrje për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani dhe tashmë, për një kohë të shkurtër, doli kontingjenti i parë i veturave. Sipas projektit, në fazën fillestare është parashikuar prodhim vjetor prej 30.000 automjetesh.
Next e.GO Mobile ka nisur me shtrirjen e linjave të prodhimit edhe në rajonin tonë. Pas arritjes së marrëveshjeve me qeverinë greke dhe me qeverinë bullgare tashmë ka nisur ndërtimi i fabrikave në këto vende. Bisedimet janë në zhvillim e sipër që së shpejti të nis prodhimi edhe në Kosovë, Shqipëri e në mbarë trojet tona, ku sigurisht paraqet dhe kontribut për vende të reja pune. Flaka
Per fund, duhet te dini se Lazim Destani edhte folantropi dhe biznesmeni i njohur shiptare eshte solidar dhe humanist i madh. Mecrastin e kesaj ceremenie pjesemarrrsit dhe ekspertet thane se do të hapen 3 deri 4 mijë vende pune në Pollog. Faleminderit familja Destani!