11.8 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Kryetari i Kiev-it, ukrainasi Klitschko nga fronti, me duar me gjak në Davos: Falemnderit Kosove, falemnderit shqiptare! Pasi ju u cliruat nga Serbia edhe ne do clirohemi nga Rusia!

Davos, 25 maj -Kampioni botëror i boksit, ukrainasi, Witalij Klitschko (41), kryetar i Kiev-it vjen me duar me gjak nga fronti i luftës në Davos për të deshmuar nga dora e parë, nga vendi i ngjarjes, para qindra liderëve dhe personaliteve boterore në samitin ndërkombëtar, për krimet dhe gjenocidin rus mbi popullatën civile në Ukrainë, të cilat krime i krahasoi me ato serbe në Kosovë.

Ai dikur ishte kampion bote në boks – sot kryetari i Kiev-it lufton për atdheun e tij, Ukrainën: Witalij Klitschko mbërriti në Davos të dielën për WEF. Ai në biseden ekskluzive për gazeten zviceriane në shqip Le Canton27.ch ka falënderuar shqiptarët për mbështetjën ushtarake, por edhe solidaritetin me popullin ukrainas.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjellur një mesazh juve, popullit shqiptar në ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqës, liridashës, por edhe luftarak që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupoj vendin tonë-Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishin dikur të okupuar nga Serbia…”, thotë Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

 

Kryetari i Kiev-it, njëherit ish-kampioni botëror i boksit (198 cm) ka falënderuar Kosovën dhe shqiptarët për solidarizimin me Ukrainen si në aspektin ushtarak (i cili nuk përmendi numrin e vullnetarëve) ashtu edhe me ndihma humanitare. Besoj se përvec Zotit edhe ne Ukraina do t’ja kthejmë me të mira këtë mbështetje për vendin tonë, për popullin tonë..”

 

“Faleminderit Kosovë, faleminderit shqiptarë! Pasi ju u çliruat nga Serbia edhe ne do çlirohemi nga Rusia!”, ka thënë ne fund z.Klitschko për gazeten zviceriane Le Canton27.ch

 

Klitschko zbarkoi në Davos me helikopter të dielën pasdite. Ish-kampioni i peshave të rënda duket shumë i koncentruar gjatë bisedës, mund të thuhet se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë. Vështrimi i Klitschkos është aktiv dhe plot vullnet të kthehet në Ukrainë t’i kontribuoj proceseve demoakrtike dhe çlirmit të Ukrainës qoftë me dialog ose qoftë me luftë!

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...