9.6 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Biznesmeni shqiptar ne forumin evropian ne Sofie «BE takon Ballkanin». Lajcaku takon Destanin

Berne, 27 prill -Forumi i sivjetëm « BE takon Ballkanin » u mbajt dje në Sofje të Bullgarisë. Kjo ngjarje e rëndësishme në kryeqytetin bullgar, ku morën pjesë personalitete të larta të Bashkimit Europian, i bëri bashkë Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit si dhe përfaqësues të institucioneve të larta nga këto vende, ku mori pjese edhe biznesmeni nderkombetsr z.Lazim Destani i cili takoi Miroslav Lajcakun, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në këtë Forum u shtruan e u diskutuan tema mjaft të rëndësishme për rajonin e Ballkanit dhe sigurisht mbi çështje që janë shumë aktuale. Ndër këto, vëmendje e vaçantë iu kushtua situatës në Ukrainë, luftës në këtë vend si dhe pasojave që mund ta prekin edhe rajonin e Ballkanit.

Lidhur me temën ‘Përfitime nga integrimi’, ishte mjaft konstruktiv diskutimi mes Ministrave të Jashtëm të rajonit që u zhvillua nën moderimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Anëtarësimi i Kosovës në strukturat Euroatlantike, aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian morën gjithashtu vëmendjen e merituar ku të gjithë ishim dakord se janë tema që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë.

Derniers articles

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...