12.8 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Biznesmeni nderkombetar Lazim Destani ne prag te Bajramit të Madh po i perkushtohet ndihmesave familjeve në nevojë

Bernë, 24 prill -Muaji i i madherueshem i Ramazanit perveq agjerimit ehste bere tashme edhe sinonim i solidareitet, duke u shndrruar edhe ne nje muaj te humanitetit. Kete e deshomon edhe sipërmarrësi i suksesshëm, biznesmeni nderkombetar Lazim Destani i cili ne prag te Bajramit të Madh po i perkushtohet ndihmesave familjeve në nevojë, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Lazim Destani do t’iu japë nga 1000 denarë familjeve sociale

Z.Lazim Destani, si cdo vit edhe sivjet ehste fokusuar tek bamirësia këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Destani përmes një postimi në Facebook, lajmëron se biznesi tij familjar edhe kete vit, jep mundësinë ta vazhdojë traditën e nisur dekada më parë, duke u dalë në ndihmë familjeve me nevoja sociale. “Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë“:- shkruan Zoti Lazim Destani.

Ja edhe postimi i tij i plote:

Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë. Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth. Me këtë rast e falënderoj të gjithë rrjetin e atyre që u angazhuan për shpërndarjen, ndërsa uroj ky donacion të ketë sjellë ngrohtësi dhe gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve.

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...