Shkruan: Osman Ferizi
“Kush e kërcënoi Ibrahim Rugovën, kush e vrau Ahmet Krasniqin?”/Veprimtari i LDK-së në Gjermani reagon ndaj Hisen Berishës
Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, lidhur me pavarësinë dhe Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka porositur deputetin që të mos e glorifikojë kreun e PRONTO-s dhe kapjes së shtetit, gjarprin me helm, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Thaçi ka qenë ideator për ndarje të Kosovës, derisa ka pyetur se kush e ka kërcënuar Ibrahim Rugovën e kush e ka vrarë Ahmet Krasniqin.
Ferizi më tej ka thënë se Thaçi nuk ka qenë luftëtar e as themeluar UÇK-në, por do të njihet si profiter lufte e përçarës.
Ai i ka thënë që të mos e vënë në dyshim rolin historik të presidentit Rugova në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Hisen Berisha! Mos grorifiko kreun e PRONTOMAFISË e hajnisë dhe kapjes së shtetit- Gjarprin me helm, cilën „Pavarësi“ e solli Hashim Thaçi bre, leni demagogjitë, mos u bë ose ke qenë PENG i Pronto faqezive që e quan UÇK-së në Hagë me veprimet e tyre të sabotimit të luftës, intrigave, kërcënimeve dhe vrasjeve politike, ideatorit të ndryshimit të kufijve të Kosovës (jep tokë Kosove e merr tokë Kosove), kush vrau Min. E Mbrojtjes kom. Ahmet Krasniqin, kush kërcënoi Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Sali Çekaj, Zekirja Canën, Listat e Zeza..…. nga zyrtarët e këtij Shtabi të Përgjithshëm në krye me Hashimin tënd që Amerika e Gjermania e çoi në Hagë. Hashim Thaçi as nuk ka qenë luftëtar e as themelues i UÇK-së, themelues ishin dhe historia e fakteve do i njeh Sali Çekaj, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Ahmet Hoxhën, Hashimi do të njihet si një Puçist, përçarës, dredhagji, profiter lufte, komplotist dhe tani milioner i pasurisë së Shtetit, këta e themeluan organizatën kriminale SHIK bashkë me strukturat e SHIKSH për të denigruar, shpifur dhe vrarë kundërshtarë politikë si B. Allaqin, Kom. Kumanovën…. Ai që është kundër GJN të Hagës është kundër SHBA, Anglisë e Gjermanisë. Të lutem bile ju mos silleni kështu ose keni mision mik i dashur, duhet demaskuar misionarët, dezertorët dhe sa që u rreshtuan mbrapa bandave që degraduan dhe kompromituan gjakun, sakrificën dhe rolin historik të personalitetit vendimtar të njohjes dhe miqësisë me Evropë dhe SHBA – Dr. Ibrahim Rugova- babait të DARDANISË!”.