8.7 C
Berne
lundi 25/11/2024

Carla del Ponte: UÇK nuk mund të krahasohet me forcat e Miloshevicit që i cilësova në aktakuzë si ‘ndërmarrje e përbashket kriminale’

Bernë – Intervistë e ish-Prokurores së Përgjithshme e OKB për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte.

Presidenti kosovar Hashim Thaçi dha dorëheqjen, pas padisë së tij në gjykatën e Hagës për krime lufte në fund të viteve 1990. Thaçi ishte transferua në qendrën e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hollandë, së bashku me ish-udhëheqësit e UÇK: Hashim Thacit, Kadri Veseli dhe te tjerët…

Nuk besoj në trafik organesh, shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, e shoh si diçka të ekzagjeruar

Sipas aktakuzës, Hashim Thacit, Kadri Veseli dhe te tjerët… dyshohen për “vrasje, zhdukje me forcë, persekutime dhe tortura” veprime të pretenduara të kryera midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999’.

Kur u pyet se si reagoi ajo ndaj lajmit për arrestimin e Hashim Thaçit, Carla del Ponte, ish-Prokurore e Përgjithshme e  OKB për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, iu përgjigj gazetës në Zvicër “Le Canton27.ch”: Ky është një lajm shumë i mirë nga pikëpamja e drejtësisë për viktimat. Siç e kam thënë gjithmonë, nuk do të ketë paqe në ish-Jugosllavi ose në Kosovë pa arrestimin e të implikuarëve në krime lufte.

Unë mendoj se z. Thaçi bëri mirë që dha dorëheqjen si president për te raujtur imazhin e Kosovës. Fatkeqësisht koha ka kaluar, ka një vonesë në drejtësi dhe kjo mund të funksionojë në favor të autorëve të krimit. Në të vërtetë, provat mund të zhduken… ashtu siq u zhduken disa dëshmitarë” tha ajo.

“Për herë të fundit u takova me z. Thaçi në 10-vjetorin e Konferencës së Dejtonit. I thashë se do të hetonim në terren tashmë. Ai m’u përgjigj se UÇK-ja nuk kishte bërë kurrë ndonjë krim dhe ishin serbët ata që kishin marrë uniformat e UÇK-së!”

Në mediat ndërkombëtare, raportet përmendën se Thaçi ishte i përfshirë në trafikimin e organeve, megjithatë në padinë e ish-Presidentit të Kosovës dhe tre të akuzuarve të tjerë në Hagë, kjo nuk përmendet.

Në lidhje me këtë pyetje, del Ponte u përgjigj se “realisht me të vërtetë e çuditshme, sepse ky trafik organesh përmendet nga prokurori amerikan John Clint Ëilliamson, i konfirmuar më parë nga z. Dick Marty.

“Përsa më përket mua,  kurrë nuk e kam akuzuar z. Thaçi për trafik organesh. Lidhur me krimet e tjera gjatë dhe pas luftës, përfshirë ato të rivalëve politikë të LDK-së së Ibrahim Rugovës, kjo është një çështje tjetër që do të trajtohet nga Gjykata Penale e Hagës në ditët në vijim.”

Sipas gazetës “Le Canton27.ch” ne Zvicër,  në tekstin e aktakuzës kundër Thaçit dhe kundër tre personave të tjerë në paraburgim në Hagë, thuhet se këta persona i përkasin “një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”

E njëjta akuzë gjendet në aktakuzën e ish-Presidentit serb Sllobodan Millosheviç, që duket se është bërë një “copy-past”!

A mund të krahasohen krimet e forcave serbe të Millosheviçit me ato të UÇK-së?

Del Ponte u përgjigj: “Jo, kjo është diçka tjetër. Nuk mund të krahasohen krimet e forcave të Millosheviçit me ato të UÇK-së. Ky është një gabim i madh nga ana e atyre që përgatitën këtë aktakuzë.

Siç e dini, forcat serbe të udhëhequra nga Millosheviçi kryen krime të rënda kundër njerëzimit, masakra, gjenocide dhe spastrime etnike në Kosovë dhe ish-Jugosllavi. Ne nuk duhet të harrojmë përdhunimin e 20,000 vajazave dhe grave kosovare gjatë konfliktit.

Lidhur me shprehjen “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në aktakuzë, e shoh si diçka të ekzagjeruar. Dhe unë gjithashtu dyshoj si ju, nëse ata që e përpiluan këtë akt-akuzë i bënë “copy-past”, akt-akuzës kundër Millosheviçit dhe kjo gjë nuk është e drejtë. (ICTY, Carla del Ponte: Slobodan MILOSEVIC participated in the joint criminal enterprise as set out below… The joint criminal enterprise was in existence by 1 August 1991 and continued until at least 31 December 1999. The individuals participating in this joint criminal enterprise included Slobodan Milosevic, Vojislav Selelj, Zeljko Raznatovic-Arkan, Radovan Karadztic, Jovica Stanisic...)

Lidhur me kohën e veprimit të kësaj Gjykate Speciale është e vështirë të thuhet. E gjitha varet nga numri i aktakuzave dhe numri i çështjeve që do të procedohen.

Si prokurore, e di kur fillon një gjyq, por jo kur do të mbarojë.

Unë ju kujtoj se ICTY për ish-Jugosllavinë e filloi punën e tij në 25 maj 1993. Në fillim ne kishim menduar se do të zgjaste rreth dhjetë vjet … Por puna përfundoi në 2017, domethënë 25 vjet më vonë”, tha në fund ish-prokurorja del Ponte.

Lufta e fundit në ish-Jugosllavi përfundoi me një bilanc tragjik. Forcat serbe në Kosovë vranë mbi 13 mijë kosovarë, kryesisht fëmijë, gra dhe pleq, dhunuan rreth 20.000 gra e vajza dhe dëbuan thuajse një milion refugjatë jashtë kufijve, në Shqipëri e Maqedoni. Dhe per cudi qe 20 vite Kosvoa ka pasur disa qeveri te prira nga Hashim Thaci, Isa Mustafa apo Ramush Haradinaj dhe asnjera nga keto deri tash nuk e ka hedhur Serbine per krime dhe gjenocid mbi civilet shqiptare ne Kosovë?!

Derniers articles