Paris, 26 korrik 2018 -Profesoresha Arlinda Ndoci, mësimdhënëse në Fakultetin e Administratës Publike në Kolegjin AAB, është shpërblyer me Çmimin për punimin më të mirë shkencor, në Konferencën për Shkenca Sociale dhe Humanitare, të organizuar nga Akademia Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Inxhiniering dhe Menaxhment, që u mbajt në Paris të Francës, njfoton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Në këtë konferencë dyditore të mbajtur më 25 e 26 korrik 2018, me punimet e tyre morën pjesë rreth 100 studiues nga Franca, Italia, Gjeorgjia, Korea, Shri Lanka, etj..
Prof.Ndoci në këtë konferencë prezantoi gjetjet e saja shkencore në punimin me temën „The International Involment as A Key Sine Quo Non for Managing Internal Threats to Macedonia’s statehood”.