11.8 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Shefi i OBSH (WHO) ne Gjenevë, Ghebreyesus tregohet optimist që pandemia do të mposhtet ket vit

Shefi i i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tha se është optimist që pandemia e koronavirusit përgjatë ketij viti (2022) do të mposhtet.  Ai madje kërkoi nga shtetet që të punojnë bashkërisht në parandalimin e përhapjes së pandemisë, njfcton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Tedros Adhanom Ghebreyesus po ashtu foli kundër “nacionalizmit të ngushtë dhe grumbullimit të vaksinave” në fjalimin e tij të fundvitit.

Ghebreyesus foli dy vjet pasi që OBSH-ja regjistroi rastin e parë me koronavirus që atëkohë besohej se ishte pneumoni e panjohur e përqendruar vetëm në Kinë.

Tani numri global i rasteve me koronavirus në botë arriti në 287 milionë raste pozitive derisa pothuajse 5.5 milionë njerëz kanë vdekur.

Koronavirusi mbeti megjithatë, pjesë e përditshmërisë: sëmundje e cila mbylli kufijtë, ndau familjet dhe në disa pjesë pamundësoi daljen nga shtëpia pa maskë në fytyrë.

Pavarësisht të gjitha këtyre, Ghebreyesus ishte pozitiv gjatë fjalimit të tij duke theksuar që tani bota ka shumë më shumë mjete për të trajtuar COVID-19.

Por edhe një herë paralajmëroi se pabarazia në shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit është duke e rritur rrezikun nga evoluimi i të njëjtit.

“Nacionalizmi i ngushtë dhe grumbullimi i vaksinave nga disa shtete kanë thelluar pabarazinë dhe krijuan kushte ideale për shpërthimin e variantit Omicron. Derisa pabarazia po vazhdon ka më shumë rrezik që virusi të evoluojë në mënyra që nuk mund të parashihen apo parandalohen”, tha ai.

“Nëse e përfundojmë pabarazinë, e përfundojmë pandeminë”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, Ghebreyesus po ashtu përmendi edhe nivelin e ulët të vaksinimit në botë.

Derisa shumica e shteteve në Evropë dhe SHBA kanë vaksinuar popullsitë me së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, synimi i OBSH-së që niveli i vaksinimit të arrijë në 40 për qind në secilin shtet deri në fund të 2021-s nuk është as pothuajse afër në shumë shtete afrikane.

Shefi i OBSH-së më herët kishte kritikuar shtetet e pasura që po “gllabërojnë” furnizimin global me vaksina duke vaksinuar plotësisht shumicën e qytetarëve derisa të tjerët presin për dozën e parë.

Tani OBSH-ja ka synim të ri për vitin 2022: vaksinimin e 70 për qind të qytetarëve në të gjitha shtetet deri në muajin korrik, për t’i dhënë fund kështu pandemisë.

Derniers articles

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor nga Euronews në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, korrupsionin, eksodin, drejtësinë.. Mediat, politikisht...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...

Zv.kryeministri kosovar në Bernë. Takon deputetët zviceranë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Bernë, 30p prill -Sot në Bundeshaus në Bern, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u...