16.2 C
Berne
lundi 29/04/2024

Shqipëri-Zvicër, kremtohet 50 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike

Bernë 1 tetor 2020 (Nefail MALIQI)  -Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës paraqitën historikun dhe faktet mbi vendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve para 50 vjetëve, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ekspertë zviceranë dhe shqiptarë paraqitën përmes kumtesave dhe prezantimeve historikun e marrëdhënieve diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Konferenca dhe ekspozita “50 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-Zvicër“ mblodhi përfaqësues të trupit diplomatik, qeverisë, politikës, historisë, diplomacisë, kulturës, dhe besimeve fetare.

Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître duke hapur konferencën mbi 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë

Swiss Ambassador in Albania Adrian Maître opening the conference and exhibition on 50 years of diplomatic relations between Switzerland and Albania“Ky kremtim është shenjë e rëndësisë që ka ky përvjetor për të dy vendet dhe gjithashtu dëshmon lidhjet e hershme mes popujve tanë, bazuar në histori njerëzore e dokumente arkivore, të cilat shkojnë përtej këtij gjysmëshekulli. Ai vjen si një moment reflektimi për atë që është arritur dhe për vijimësinë e bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Zv. Ministri pwr Europwn dhe Punwt e Jashtme Sokol Dedja. Ai gjithashtu falënderoi Zvicrën që qëndroi përkrah Shqipërisë në momente të vështira për të përballuar pasojat e rënda të tërmetit e pandemisë, duke ofruar kontribute mjaft bujare.

Në videon përshëndetëse Ministri i Jashtëm i Zvicrës Ignazzio Cassis theksoi se Zvicra wshtw e pwrkushtuar të vazhdojë të qëndrojë përkrah Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian. “Unë ju bashkohem në festimin e këtij përvjetori dhe në reflektimin mbi lidhjet dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Le të vazhdojmë të ndërtojmë dhe të rrisim shkëmbimet tona në dobi të popullit shqiptar dhe atij zviceran”, tha Ministri Cassis.

Ambasadori zviceran në Shqipëri Adrian Maître tha: « 50 vjet më parë dy vendet tona firmosën për marrëdhënie formale diplomatike dy-palëshe. Në 50 vitet që pasuan, dy vendet tona kanë intensifikuar shkëmbimet, janë afruar, dhe bashkëpunojnë ngushtë”.

Ambasadori i parë i Shqipërisë post-komuniste në Zvicër, Gazmend Turdiu, ndau kujtimet dhe përshtypjet e tij nga momentet kur dy vendet nisën shkëmbime të reja në fazën pas 1992.

Aktiviteti përfshiu edhe një ekspozitë me dokumente dhe foto të papublikuara deri tani të cilat hedhin dritë mbi evolucionin e marrëdhënieve diplomatike, ekonomike e njerëzore midis dy vendeve.

Zvicra dhe Shqipëria kanë rritur bashkëpunimin në shumë fusha në dekadat e fundit. Zvicra është aktualisht një nga mbështetësit dhe donatorët kryesorë për zhvillim dhe bashkëpunim me Shqipërinë, në nivel dy-palësh dhe shumë-palësh.

Derniers articles

Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdin me tubime dhe debate me qytetarët e kantonit

Gjenevë, 29 prill -Skender Salihi, një figurë e dallueshme në peisazhin politik dhe shoqëror të Gjenevës vazhdojne te shkruajn e mediat zvicerane, por edhe...

Ambasadori shqiptar në Zvicër, Mustafa Nano reagon për dëmtimin e bustit të heroit tonë kombëtar “Skënderbeu” në Gjenevë

Bernë, 29 prill -Mbrëmë në orët e vona është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm...

Historia e trishtë e legjendës së futbollit – shqiptarit Hakan Sukur. Dje hero i Turqisë, krahpërkrah me Erdogan dhe Gulen, pasi u shpall « terrorsit »...

Bernë, 29 prill -Hakan Şükür ka lindur në Sapanca, rrethi i provincës Sakarya. Hakan Şükür është me origjinë shqiptare kosovare nga ana e babait...

Filmi “Bota jonë”(Notre monde) nga Luana Bajrami, rrëfen bredhjen e një rinie kosovare të lënë më vete në vitin 2007 para pavarësisë së vendit

“Bota jonë”, e Luana Bajramit, rrëfen bredhjen e një të riu kosovar të lënë më vete në vitin 2007, pak para pavarësisë së vendit...

AAK zgjedh kryetarin e ri për Zvicër, Haradinaj vjen me këto fjalë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese të degës. Kështu...