0.7 C
Berne
lundi 23/12/2024

Anetari i devotshem i PDK Qemajl Mustafa fton qytetaret e Gjilanit ta votojne ndryshimin te prire nga Alban Hyseni

Ish-kryetari i Gjilanit, tash anëtar i PDK-së, Qemaj Mustafa, ka thënë se e përkrah kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të kësaj komune, Alban Hysenin, në balotazhin që mbahet më 14 nëntor.

Në “Debat Përnime”, Mustafa ka thënë se në Gjilan e mbështet ndryshimin, jo nga partia por nga individi.

“Unë jam në Gjilan me ndryshimin, unë e dua shumë në Gjilan ndryshimin. Ndryshimi nuk vjen me Lutën [Lutfi Hazirin]. Ndryshimi vjen me atë tjetrin, me Alban Hysenin. Nuk jam me Alban Hysenin e Vetëvendosjes, as që më intereson bile prej cilit formacion po vjen njëri ose tjetri. Mua në intereson profili i kandidatit. Ky djali po më pëlqen se është i ri, djalë i urtë, djalë me dije, inteligjent dhe shumë i qartë”, tha ai.


 

 

Në emisionin “Debat Përnime” po transmetohen intervistat me ish-kryetarin e Gjilanit nga PDK-ja, Qemajl Mustafën dhe ish-nënkryetarin e kësaj Komune, Rexhep Kadriun.

Dy ish-figurat udhëheqëse politike në këtë komunë flasin për garën e balotazhit që do të mbahet në Gjilan më 14 nëntor.

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni do të përballet në balotazh me kundërkandidatin e tij, kryetarin aktual të Gjilanit, Lutfi Hazirin nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

 

 

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve në Gjilan, kandidati i LVV-së, Alban Hyseni ka siguruar 44,71 për qind te votave, kurse kandidati Lutfi Haziri nga LDK ka marrë 43,51 për qind.

Derniers articles