Dubai, 14 tetor -Ne qytetin e bukur turistik në Dubai te Emirateve te Bashkuara Arabe eshte hapur expozita nderkombëtare Expo Dubai 2020, panair ky i parë botëror në Lindjen e Mesme, ku po marrin pjese 192 vende anetare të Kombeve te Bashkuara, përfshirë këtu edhe Shqiperinë dhe Kosovën, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch nga Dubai
Dubai pret rreth 100 milionë vizitore ne Ekspozitën botërore Expo Dubai-2020 në një hapësirë prej 438 hektarësh
Kjo është një ekspozitë universale e hapur në Dubai nga 1 tetori te këtij viti, do qendroje e hapur për gjashte muajt e ardhshëm, deri më 31 mars 2022. Në fakt ekspozita ne fjalë ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por për shkaqe tashme te njohura, të pandemisë, ajo eshte hapur kete vit. Sipas organizatoreve Dubai, qendra e turizmit, tregtisë dhe biznesit në rajon, shpreson të rrisë ekonominë e saj , ku pret 100 milionë vizitorë.
Ekspozita botërore në Dubai nën sloganin “Lidhja e mendjeve dhe krijimi i së ardhmes”, perfshinë një hapësirë prej 438 hektarësh.
Sikur Shqipëria edhe Kosova janë të pranishëm në Dubai me pavijonet e tyre njëra pran tjetrës, përkundër asaj se pavijonet tjara janë të vendosura sipas shkronjave të alfabetit.
Expozita Dubai-2020 u hap me nje ceremoni madhështore te cilës i priu princi cheik Mohammed bin Rashid Al Maktum, në te cilin evenement moren pjese edhe përfaqesues nga ambasada e Shqiperisë dhe e Kosovës këtu në Dubai.
Prania e Kosovës në këtë ekspozitë ndërkombëtare ka një rëndësi të veçantë, ku vendi yne për herë të parë, po merrë pjesë në një eveniment të këtij karakteri, flamuri i se cilës po valon paralel me flamujt e 192 vendeve tjera botërore, anëtare të OKB-së.
Përfaqësuesesit e Shqipërisë dhe Kosovës gazetarit te gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch i kane thenë se pavijonet e dy shteteve shqiptare ne Dubai kanë zgjuar interesim të madh, ku për cdo ditë vizitohen rreth 400-500 vizitorë shqiptare dhe të huaj.
Aty po ekspozohen perveq resurve ekonomike dhe te arriturat nga sefra e kulturës dhe sportive si dhe tema nga e kaluara jone e lavdishme nga ilirët, pastaj arkeologjike, arshivave deri tek veshjet kombëtare dhe turizmi.