10.9 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Ne Gjeneve, Vazhdimesia e samitit Biden-Poutine

Gazetari i Le Canton27.ch

Gjeneve,30 shtator -Amerikanët dhe ruset sot serish ne Gjeneve per të diskutuar per strategji te reja. Do diskutojne, përveç çarmatimit, do të përqëndrohen edhe në teknologjitë e reja, hapësirën dhe inteligjencën artificiale (AI).

Zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman dhe zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov takohen sot në Misionin e Federatës Ruse. Kurse neser ne Berne me presidentin dhe ministrin e jashtem zvicerane, ku jam ftuar edhe une

Shtetet e Bashkuara duan që takimi i dytë i dialogut të sigurisë me Moskën të enjten në Gjenevë të çojë në « hapa konkretë ». Përveç çarmatimit, diskutimet duhet të përqëndrohen në teknologjitë e reja, hapësirën dhe inteligjencën artificiale (AI).

Dialogu i parë në korrik ishte « pozitiv », tha Nënsekretarja e Shtetit për Çarmatimin Bonnie Jenkins të mërkurën në një takim në Qendrën e Gjenevës për Politikat e Sigurisë (GCSP). « Uroj që të vazhdojmë », shtoi ajo në prag të një takimi të ri midis delegacionit të saj të udhëhequr nga numri dy i Departamentit të Shtetit Wendy Sherman dhe atij të udhëhequr nga zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Riabkov.

Ky format u njoftua qershorin e kaluar në samitin në Gjenevë midis Joe Biden dhe Vladimir Poutin. Takimi i së enjtes zhvillohet pasi tensionet janë rritur përsëri mes dy vendeve.

Rusia akuzoi Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në zgjedhjet e saj legjislative, të cilat u fituan kryesisht nga partia në pushtet dhe u njollosën me akuza për mashtrim. Uashingtoni të martën fajësoi Moskën për bllokimin e një takimi shumëpalësh për të drejtat e njeriut.

Derniers articles

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...