Shkruan: Nehat SHAQIRI
Pse Specialja po i gjykon për “krime kundër njerëzimit” të arrestuarit në Hagë?
Hapja e dosjeve të UÇK-së, ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë, sidomos nga kundërshtarët politik të Albin Kurtit?
Mirëpo, askush prej tyre nuk po na tregon se kush ishte arkivuesi i UÇK-së?
Kush i ka ruajt arkivat nëse ka pasur?
Çfarë fshihet në ato arkiva?
Pse nuk duhet të hapen ato arkiva?
A munden me qenë ato arkiva në Gjykatë Speciale?
Nëse po, kush i ka dërgua atje?
Nuk është befasi që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së, dhe sa kemi pa, nuk ka akuza për vrasje të serbëve në luftë dhe vija të frontit?
Ata po akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe vrasjen e kundërshtarëve politik!
Tash nëse kanë ekzistuar ato arkiva, atëherë a duhet me dhanë dikush përgjegjësi nëse tani ato janë në Gjykatën Speciale?
Hapja e arkivave të UÇK-së, pra nëse bëhen publike për opinionin e gjerë, a mund të trazojnë Kosovën me ato që fshihen aty?
Të gjithë jemi dëshmitar për akuzat që janë bërë që nga paslufta për burgun e Likocit.
Janë njerëzit e gjallë që kanë rrëfyer për të bëmat në atë burg.
Ata kanë përmendur me emra e mbiemra njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që kanë qenë rojtar aty.
Këto rrëfime të personave të gjallë, për të bëmat në ‘kampe të përqendrimit’ a mos ndoshta mund të sjellin tensionime të gjendjes në Kosovë.
A mos ndoshta për këto rrëfime edhe Specialja ka arkivat në duart e saj dhe tash po gjykon njerëzit e luftës për të bëmat e tyre?
Çfarë janë këto reagime?
A duhej të zbardhet e vërteta për shumë çka në Kosovë?
A duhet të hetohen të gjitha krimet e kryera individuale të personave të cilët janë akuzuar publikisht nga njerëz të ndryshëm në Kosovë?
Nëse arkivat e UÇK-së nuk fshehin diçka tjetër, atëherë me siguri që, për këto raste duhet të hapen.
Madje kemi edhe Gjergj Dedajn, i cili në rrëfimin e tij kishte tronditur opinionin kur doli me emra e mbiemra se disa njerëz të UÇK-së e kishin rrahur në Qirez të Skenderajt.
Por, pas kësaj, ai pastaj, Gjergji pra, u bë një ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili nuk e la pa poste shtetërore asnjëherë!
Kosova ka nevojë të dijë të vërtetën për luftës e drejt të saj të UÇK-së. Duhet të dalin të vërtetat njëherë e mirë, dhe secili person që ka rrëfyer për ngjarjet e tilla të thirret nga organet e Drejtësisë për të dëshmuar.
Andaj, secila dëshmi që nuk mund të argumentohet, atëherë personat e fjalë duhet të dënohen sipas ligjeve në fuqi të Kosovës.
Por, Kosova dhe populli i saj e meriton të vërtetën, sikurse familjet e viktimave të shumta që janë vrarë në luftë e paslufte!
Megjithatë, individët, qofshin ata edhe komandantët më eminent të UÇK-së, nuk mund ta njollosin UÇK-në për të bëmat e tyre individuale!
Ushtria Çlirimtare e Kosovës është gjëja më sublime që askush edhe po të mundohet nuk mundet që ta mohoj.
Sa qindra vrasje janë kryer e që nuk janë zbuluar kurrë?
Sa shantazhi e kërcënimi ka ndodhur duke u thirr në emër të komandantëve?
Sa komandanti u pasurua duke arritur edhe milionët?
Sa kundërshtarë politik janë vrarë, sa gazetari, sa krimi u krye?
Tash, çka ndodhi, pse nuk u zbuluan kurrë urdhërdhënësit, pse nuk u zbuluan kurrë vrasësit?
A është kjo Kosova e atyre heronjve të UÇK-së që dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën e tyre për Kosovë?
A u flijuan familje të tëra për këtë Kosovë?
A dhanë gjymtyrët e trupit qindra ushtarë të UÇK-së për këtë tokë?
A u shkel gjaku i dëshmorëve në paqe?
Por nga kush?
A ndodhën të gjitha këto në liri, kur komandantët ishin në pushtet?
Pse duhet mohuar faktet e krimet e kryera nga kushdo qofshin ato?
Pse duhet harruar të kaluarën e dhimbshme?
A kanë familjarë të gjitha ato viktima të pasluftës?
A kemi edhe komandantë të dënuar për krime?
UÇK-ja nuk mund të luftohet nga askush, as nga mohuesit e saj e as nga hapja e arkivit. Megjithatë, duhet pasur mëshirë edhe për viktimat dhe familjarët e tyre.
UÇK-ja, me shkronja të arta do mbetët në histori të botës moderne për luftën, sakrificën dhe trimërinë e saj përballë arsenalit të fuqishëm ruso-serb.
UÇK-ja është vlera më sublime e popullit shqiptar.
Shkronjat UÇK, janë shkronja të Arta për shqiptarët!