17 C
Berne
samedi 4/05/2024

Shefi i OKB-së Guterres: Drejt një bote më pak kaotike

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterre

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paraqitur propozime për të përmirësuar organizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

“Bota jonë po shkon drejt një anormaleje të re, më kaotike, më të pasigurt dhe më të rrezikshme për të gjithë”, u tha Guterres gazetarëve, pasi paraqiti një raport të ri në Asamblenë e Përgjithshme.

“Ne po lëvizim në drejtimin e gabuar dhe jemi në një moment vendimtar. Zgjedhjet që bëjmë tani mund të na vendosin në rrugën drejt prishjes dhe një të ardhmeje në krizë të përhershme ose përparim drejt një bote më të gjelbër dhe më të sigurt”, theksoi ai.

Në raportin me titull ”Agjenda jonë e përbashkët”, Guterres propozoi të mbajë një samit global për të shqyrtuar çështje të ndryshme, përfshirë mënyrën e mbrojtjes së aseteve globale, siç janë oqeanet dhe për të realizuar aspiratat e përbashkëta siç janë paqja dhe shëndeti global.

“Samiti do të konsideronte një axhendë të re për paqen që do të përfshinte masa për të zvogëluar rreziqet strategjike nga armët bërthamore, lufta kibernetike dhe armë vdekjeprurëse autonome”,theksoi Guterres.

Shefi i OKB -së propozoi gjithashtu krijimin e “një platforme emergjente që bashkon qeveritë, sistemin e OKB-së, institucionet financiare ndërkombëtare, shoqërinë civile, sektorin privat dhe të tjerët, që do të nxitej automatikisht në kriza në shkallë të gjerë”.

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...