(Po vdes nanë, sot po vdes
Nan’ e dashtun,sot po vdes
më kan futur,në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kan mbyll ,në thes linace)
**********************
E NË VDEKËSHA NËNË
-dedikim Marie Tucit
-motiv popullor
E në vdekësha nënë
Dashninë e atdheun kujt t’ia lemë
Asnjerit Marie mos ia le
Së do e mbysin sikur ty dje
A s’më thua ti Shqipni
A të qajë ma për ty
Sa herë e kam ba gjamën
Në ty e kam ditë nanën
Dhe çdo ditë e mira Shqipni
Po e lexoj nga një parodi
Për pesëdhjetë vite kumunizmi
U shquve ti a për mua është marrëzi
Tani i besoj Fishtës si i shkoi jeta
Me shpirt të plasun nga këto t’vërteta
E si vritet në pik ditës drita e diellit
Kur mësuesja Marie falte lule t’prillit
Pa më thuah Shqipni a je zgjue nga gjumi
Kurrë mos të pafsha që të ka marr lumi
Mos lexofsha ngjarje as si t’at Zef Pllumit
Vraje vet këtë ligësi që na ndan mua e ty.
28 gusht 2020 @gim DESKU
G R I S J E
Copëza trëndafili i mblodha
Të grisurat i ruaj
Vargut të kujtimeve
Për një kohë e botë tjetër
E di cilët i grisin çdo çast lulet
I shoh kah sjellin stuhi shiu
Sa plagë ia shtojnë tokës
Kanë fytyra Apokalipsash
M’i grisen fluturat
Tradhtisht n’fluturim
Në një natë ëndrrash
S’më lanë të dehem
Çfarë ju vjen në dorë
Gjithçka grisin
Për vrimë gjilpëre më tretin
Ku e jetoj t’zitë e ullirit
Nuk e desha botën
Pa pranverë t’luleve
Historinë e heshtjes
Askush s’di ta shkruaj
E di unë për fajësinë e fjalës
Kur dhemb pse i besova shumë
Sa lartë i ngrita dhembjet e yjeve
Zjarr ferri i bëra vetes
Nuk besova që e grisin Çakorrin
Për të cilin u kënduan këngë kreshnikësh
Ku i kanë varret gjysh e stërgjysh
Çlirimtarët e fytyrave t’atdheut t’Gjergjit
Sa mëkat t’i grisen lulet e dashurive të atdheut.
22 gusht 2020 AGIM DESKU
SHQIPTAR
Kudo shqiptarë
Në diasporë
Bulevardeve evropiane
Në Azi e Afrikë
Deri në Amerikë
Hamaj e sharraxhi
Do thoshte poeti Esat Mekuli
Të këputun për padronët e demonët
Musafirë në shtëpi t’vetë
Shqiptarë me emër e zemër
Çudi sa jemi shqiptarë
Një një Shqipëri kështu të ndarë
Të Marie Tucit e Havzi Nelës
Njëra vëhej në thes me macë t’egër
E poeti vihej në litar
Edhe sa jemi shqiptarë
Në Shqipninë e pas Fishtës
Ku dreqi e i biri vihet në krye t’politikës
Krejt parodi e bëjnë jetën n’Shqipëri
Zotnat ikin nga demonët që e rrethojnë
Zogjtë në dhera të huja fluturojnë
Sytë e rinisë mbi male në ikje lotojnë
N’Shqipërinë e vërbuar askush s’njeh t’zonë
Sa kam bërë lutje për një Shqioëri t’bukur
Ku rinia të rikthehet mbi krah t’fluturës
T’i bëhet mbret tokës së vet
Ku Zoti të bëhet një e s’ka dy
Ashtu edhe atdheu im të bëhet i lirë
Në një Shqipëri të popullit tim të mirë.