0 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Në Zvicër, mbi 300 shqiptarë vdiqën nga koronavirusi

Bernë, 14 prill -Shifrat e te vdekurve dhe te infektuarve nga COVID-19 ne Zvicer janë alarmane. Qe një vit që kur nisën viktimat e para në ket vend, sot ky numer ka arritur në 10.472 të vdekur dhe 625.000 te infektuar. Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka mesuar se kooronaviruis deri tash ka marrur jeten edhe te mbi 300 shqiptareve (kryesisht nga Kosova) ne Zvicer.

Pandemi vdekjeprurese e shekullit  (COVID-19) sikur ne gjthë planetin edhe në Zvicer nuk po zgjedhe viktimat, as per nga kombi, ngjyra apo feja..Koronacirusi ka prekur me të madhe edhe qytetaret shqiptare, si nje komunitet me i madh në Zvicër.

Kompanite transportuese te kufomave: Vjet dergonin nga 10 kufoma shqiptare në muaj per në vendlindje, sivjet me pak.. 

Sipas gazetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” ne Zvicer mbi 300 shqiptarë kane vdekur nga koronavirusi me 18.750 tjere jane te infektuar, shifer kjo e nxjerrur ne baze te burimeve me spitale, mjekeve shqiptare, kompani transportuese te kufomave nga Zvicra dhe burime e kontakte tjera me famijarët e viktimave.

« Pikellim » eshte kompania e njohur shqiptare ne perendim e cila bene Transportin e Kufomës nga Zvicra, Gjermani dhe vendet tjera evropiane drejt vendlindjes (Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe Sanxhak)

Fatmir Elezi nga « Pikellimi », koimpani kjo e njohur në perendim për transportin e kufomave ne vendilndje. Elezi duke ngushëlluar familjet e viktimave, ka deklaruar sot për gazeten zviceran ne shqip Le Caton27.ch se « Kompania jone vepron me te madhe edhe ne Zvicër. Rrjeti ynë është në dispozicion 24 orë çdo ditë nga të gjitha qytetet e Zvicrës. Mundem te them se rreth 50-60 kufoma ne muaj dergojmë për Kosovë apo Maqedoni dhe viset tjera shqiptare. Nga ky numer 10-12 kufoma jane viktimë nga koronavirusit. Ndersa sivjet kjo situate ftakeqesiht eshte me e rednuar se sam vitin e kaluar, ne muajt e pare të panedisë.. »

Ngjajshem na ka then edhe Astrit Salihu nga kompania transportuese « Atdheu ». ai ak theksura se « Vitin e kaluar kemi pasur shume rast te kufomave qe kam bartur nga Zvicra per ne Kosovë dhe viset tona shqiptare..Sivjet nga 5-6 në muaj..nuk di per kompanit tjera qe duket se jane edhe dy a tri ne Zvcër.. »

Do theksuar Zvicër jane se paku tri kompani që bëjnë bartjen e kufomave, që ne arritem te kontaktojme vetem njërën. Përveq kesaj ka raste, famlje qe jane organizuar vete jashte ketyre kompanive trasnsporti, per te derguar te aferimit e tyre te vdekur ne vendlindje. Por nje numer i vogel, jane varrorus edhe në Zvicër.

Kantoni i Cyrihut me i godituri nga koronavirusi. Mori jeten e mbi 100 shqiptareve..

Sipas burime te redaksise së gazetës zviceran ne shqip Le Caton27.ch viktimat dhe te prekurit nga kjo pandemi jane kryessiht ne rajoni i kantonit të Zurichut (rreth 100 viktima ), pastaj nga kantoni i Gjenevës (mbi 50 ) kantoni i Vaudit rreth 60, kantoni i Tichinos merreth 30 raste) , rajone keto qe kufizohen me Italinë, Francen dhe Gjermaninë vende keto qe ishin me te goditurat ne Evropë nga COVID-19.

Kjo shifer e madhe e viktimave dhe të infektuarve shqiptare në Zvicer është edhe si pasoje e levizjes se pakontrolluar te mergimtareve qofte ne drejtim te vendlindjes në Kosove dhe Maqedoni apo Serbi vende keto me te goditura nga pandemia, por edhe ne vendet tjera limitrofe ne Zvicres. Kjo gjendje alarmante kishte bere qe Zvicra disa here kishte mbyllur kufijtë e vete sidomos me disa vende te prekur masovikisht nga Ballkani nga kjo pandemi dike futur ne listen e “vendeve te rrezikshme” Serbinë, Kosoven, Maqedonine apo Shqiperinë.

Sikur në vendet tjera evropiane edhe Zvicra me 8.545.000 banore ka shënuar shifra tragjike qe koronavirusi ju mori jetën e mijëra qyetatareve të ketij vendi (Te vdekur:10,472 dhe të infektuar: 625.000)
Nga numri i përgjithshëm i popullisise ne Zvicër 3.2 % jane albanofon (shqiptare) kryesisht nga Kosova, Maqedonia Veriore, Lugina e Presheves, Shqiperia e Mali i Zi.

Kur eshte fjala per shqiptarët, mërgimtarët tanë nga Zvicra prijnë me shkuarjet e tyre në Kosovë gajtë këtij viti. Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch”, nga burimet e aeroportit të Prishtinës ka mesuar se gjatë periudhes janar-tetor te vitit te kaluar rreth 300.000 mergimtare nga Zvicra hyne në Kosovë, numer ky i cili deri me sot sigurisht eshte dyfishuar.

Per fund do theksuar se siuaat e COCID1-9 nme Kosove eshet alarmante i cili vend vitin e kaluar printe në listat e organizatave nderkombetare si vendi me i prekur nga pandemia. Deri më sot Kosova ka 2’004 viktima nga koronavirusi me afro 100 mije te infektuar. Organizata Boterore e Shendetesise (WHO) ne Gjenevë bashke me zyrtaret e BE-së ne Burksel se fundit po ashtu po asht kanë shprehur shqetësimet e tyre me ngadalesimin e procesit te furnizimit të vaksinave ne rajon.

Derniers articles