Lion/Interpol, 7 prill -Interpoli aktualisht kerkon mbi 100 shqiptarë ne ballkan. Shqipëria ka 86 persona të akuzuar për krime të ndryshme që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju refereuar burimeve te Interpolit.
Njoftimet e Kuqe te Interpol-it kanë të bëjnë me të arratisurit të kërkuar në ndjekje penale ose për të vuajtur dënimin e tyre. Një njoftim i kuq përfshin kërkimin e agjencive të zbatimit të ligjit në të gjithë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose procedurave të tjera ligjore.
Shqiperia e vogël me një numer te madh te personave te shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpoli
Përkunder pandermise, ne Evropë kriminaliteti me i madh vazhdon te lulezoje ne Ballkan nese jo me kontabandimin e klandestinëve, ai vazhdon me trafikun e drogës, arëmve e tash se fundit edhe me vaksina dhe teste te falsifikuara.
Ne listen e Interpoli-t jane perfshirë 86 persona nga Shqiperia të akuzuar për krime të ndryshme që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ne mesin e të kërkuarve eshte edhe një femër (C.S, 38 vj.) Mosha e të kërkuarve shqiptare nga Interpol eshte nga 30-58 vjecare.
Sipas të dhënave zyrtare të Interpolit, Shqipëria e vogel mban vendi e parë në Evropë me numrin më të lartë të këtyre personave te kërkuar per krime, krahasuar me vendet e tjera të Evropës, madje edhe te atyre shteteve qe kane nga 80 e 100 milionë banore?! Për shembull ne Gjermani kerkohen vetem 18 persona nga Interpoli, apo ne Turqi kërkohen vetëm 18 persona për krime, pastaj në Francë-27, Serbi-28, Bullgari-47, Greqi-12, Kosove-2, Ne Mal i Zi nga 4 të kërkuar me asnjë shqiptarë, Ne Maqedoni -2, Ne Slloveni nga 7 të kërkuar 2 janë shqiptarë..etj, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te Interpol-it.
Çdo person i renditur në faqen e Interpolit ka një njoftim të kuq bashkangjitur në foto, i cili sipas organizatës, është një kërkesë e zbatimit të ligjit në të gjithë botën për të gjetur dhe arrestuar një person që pret përkohësisht ekstradimin, dorëzimin ose veprime të ngjashme ligjore.
Veç listes se Interpolit, Shqipëria posedon një listë tjetër e personave të shpallur në kërkim është ajo e policisë së shtetit shqiptar, me rreth 700 persona, të akuzuar për krime të ndryshme përfshirë ketu per drogë, terrorizëm, prostituicion, falsifkiime, vjedhje dhe vrasje.