
Bruksel, 2 prill -Me rastin e 10 vjetorit te fillimit të dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, në shtator të këtij viti në kyrqyetitn francez në Paris do të mbahet konferenca e radhës në mes të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Serbisë, nën patronzahjin e presidentit Emmanuel Macron, ka mesuar gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga burimet e saj diplomatike.
“Mini Schengeni” i Ballkanit i agtuar mes Rames dhe Vucicit nga Gjeneva ne Paris
Sa i perket diallgur Kosovë-Serbim kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte dëshmuar qarte pikëpamjet e tij në Konferencës e Mynihut para nje viti. Megjithëse diskutimet u zhvilluan me dyer të mbyllura, një video e fjalimit të tij qarkulloi në media, e ndjekur nga reagimi i kryemnistrit shqiptar nga Prishtina Albiun Kurtit.
Kurti ka kundërshtuar idenë e mini – Shengenit Ballkanik, duke kërkuar një ‘Plan Mini-Marshal’ për Ballkanin Perëndimor, ndërsa kritikon drejtpërdrejt Thaçin, Vuçiqin dhe Ramën për çështjen e kufirit.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e pranoi se i druhet Albin Kurtit, dhe arsyen përse, ia tregoi të perditshmes austriake “Der Standard”. Madje Vucic ne Munih kishte dekalruar se « Kurti është si Hegeli, filozofi më i mirë i botës.. »
Kosovës dhe Serbisë do t’i kërkohet të zbatojne marreveshjet e Brukselit e viteve te fundit. Lidhur me mos rrespektimini dhe zbatimine ketyre marrveshjeve Beogradi dhe prioshtina ishte kritikuar nga shefi i OKB-së Antoni Gueterres.
Guterres i pyetur nga korrespondeti i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shefi i OKB-së ishte përgjigjur se “do të doja të shikoja një progres shumë më të madh përsa i përket dialogut mes dy vendeve. Nuk ka alternativë tjetër përveç vazhdimit të këtij procesi mes palëve në favor të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon”. (Guterres: If you ask me if I am pleased, it is clear I am not. There is no alternative to continuing this process between the parties towards normalization of relations and peace and stability in the region.”)
“Mesazhi im për autoritetet e Beogradit dhe Prishtinës është i qartë, palët të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara së fundmi. Unë nuk shikoj alternativë tjetër për rajonin përveç se vazhdimit të dialogut që vendeve t’i garantohet paqe dhe stabilitet”, ju ehste perjgigjur gazetari shqiptare ne Kombet e Bashkuara ne Gjenevë.
« Ne duhet të marrim parasysh tre parime për të shëruar plagët. Ne duhet të përgatitemi mirë, me parime të mira, për dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, veçanërisht midis Kosovës dhe Serbisë. E para: Nuk ka marrëveshje pa dialog; E dyta, asnjë dialog me hartat dhe e treta: Asnjë president në harta. ” tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në muajin mars te ketoj viti mbushen 10-vjet nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve. Ndërsa 33 marrëveshje janë nënshkruar gjatë kësaj periudhe, ato ose nuk janë zbatuar ose pjesërisht.