5.6 C
Berne
samedi 4/05/2024

COVID-19 dhe epidemia staliniste e Gjykatës Speciale

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Tragjeditë e shkaktuara nga pandemia me COVID-19 ka shtyrë autoritetet përkatëse të shteteve të BE-së në kompetencë të së cilave është parandalimi i përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, që të zbatojnë strategji përkatëse për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së këtij virusi në burgje dhe qendra ndalimi.

Të jemi të qartë se bëhet fjalë për qendra të tilla ku mbahen të mbyllur brenda mureve të ndërtesave qindra persona. Megjithatë, ndalimi i vizitave të familjarëve të të burgosurve, nën arsyetimin e masave preventive, kanë nxjerrë në shesh rrënimin e vlerave themelore të të drejtave të njeriut. Nën presionin e organizatave të ndryshme humanitare, disa shtete u detyruan të rishikojnë aplikimin e këtyre masave dhe në raste ku nuk mund të respektonin të drejtat e vizitave, nuk përjashtuan mundësinë e transferimit të të ndaluarve në kushte të arrestit shtëpiak.

U bënë gjashtë muaj nga arrestimi i Sali Mustafës, NasimHaradinajt dhe Hysni Gucatit, ndërkaq javën e ardhshme do të bëhen 5 muaj nga arrestimi i Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ata janë privuar nga e drejta më elementare njerëzore: e drejta për të takuar më të dashurit  e tyre!

Zbatimi i një mase të tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës me arsyetimin për gjoja mbrojtjen nga rrezikun i infektimit që mund t’u vijë nga jashtë është në përputhje të plotë me logjikën staliniste që INTERNIMIN e njerëzve në Gulag e arsyetonte me masat që duhej të pamundësonin përhapjen e epidemisë antikomuniste.

Zbatimi i masave që ua ndalojnë vizitat familjarëve të 7 personaliteteve të luftës çlirimtare të Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me masat preventive ndaj COVID-19, por në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje skandaloze të të drejtave të njeriut që duhet të alarmojë të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Në ndërtesën ku padrejtësisht mbahen të mbyllur  SaliMustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk ka asnjë të burgosur tjetër.

Sikur të kishin pasur për brengë mbrojtën e tyre nga virusi COVID-19, autoritetet përgjegjëse të Gjykatës Speciale do të kishin siguruar dozat e nevojshme për të vaksinuar 7 personalitetet e lartpërmendura dhe tërësinë e personelit të atij burgu;

Sikur të kishin pasur për brengë respektimin e të drejtës për vizitë, autoritetet përgjegjëse të Gjykatës Speciale do të kishinzbatuar ndaj familjarëve që do të shkonin për vizitë, të njëjtat masa që zbatohen ndaj personelit të burgut që çdo ditë bëjnë vajte-ardhje nga jashtë, brenda burgut;

Sikur të kishin pasur për brengë shëndetin shpirtëror të njerëzve që padrejtësisht janë ndarë nga gjiri familjarë, në rrethanat kur nuk mund t’u sigurohet e drejta e vizitave, atëherë do të kishin zbatuar masat e arrestit shtëpiak, sepse, fundi i fundit, për asnjërin nga të akuzuarit nuk është dëshmuar asnjë përgjegjësi me të cilat i ngarkon akuza. Për më tepër, personalitetet e lartpërmendura kanë dëshmuar se asnjëherë nuk i janë shmangur ballafaqimit me drejtësinë.

Kërkoj nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që t’i jepet fund epidemia staliniste e Gjykatës Speciale dhe sa më parë të ndërpritet kjo shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. SaliMustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk e kanë vendin në burg, por në mesin e familjarëve të tyre. Ata duhet të gëzojnë të drejtën të mbrohen në liria për të gjitha akuzat që u bëhen!

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...