Gjenevë /EFA, 20 Nentor -UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) me gjithsej 42.250 euro, pas ndeshjes Kosovë–Izrael, të zhvilluar më 14 nëntor 2026 në stadiumin „Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja përfundoi 0:0. Racizmi, thirrjet diskriminuese dhe fishkëllimat gjatë himneve kombëtare nuk janë dukuri që lidhen vetëm me futbollin e Kosovës, shkruan gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch
Ka raste të tjera në Ballkan dhe Evropë ku UEFA ka dënuar federata për fishkëllima dhe pengim të himnit kombëtar. Por duhet dalluar dënimi specifik për himnin nga dënimet për racizëm..Kosova nuk është i vetmi shtet në Ballkan dhe Evropë që është dënuar nga UEFA për racizëm, diskriminim apo pengim të himneve kombëtare. Ka raste të dokumentuara edhe në shtete të tjera. Historia e vendimeve disiplinore të UEFA-s dëshmon se për këto shkelje janë ndëshkuar edhe federata të tjera evropiane, përfshirë Serbninë, Hungarinë, Rumaninë, Serbinë, Kroacinë, Slloveninë, Austrinë dhe Shqipërinë.
Ka disa raste dhe dënimi për racizëm ndaj futbollit izraelit. FIFA ka dënuar federatën izraelite, ndërsa UEFA ka dënuar klubin Maccabi Tel Aviv.
Ka raste zyrtare të dënimeve për racizëm ndaj futbollit izraelit. FIFA ka dënuar federatën. Ne dneshjen me s Izraelit dhe Irlanda, shtator 2026, tifozë izraelitë u akuzuan për kore raciste në drejtim të futbollistit irlandez Adam Idah. Madje ak arste qe disa here si en rpotesa dhe konfrecna boterroe ehste ekrkuar largimine Izarelit nga UEFA dhe FIFA per shakk sjelljeve pertjej rfaciste, varsjeve te fmeijeve dhe te civileve për cka Netanyahu kekroeht tashme edhe nga Haga.
Në korrik 2024, UEFA ndërmori masa disiplinore ndaj shtatë federatave kombëtare për sjellje raciste ose diskriminuese të tifozëve gjatë turneut.
Serbia gjithashtu është përballur me sanksione të UEFA-s. Në vitin 2023, pas ndeshjeve të kombëtares serbe, federata u ndëshkua për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve. Në një vendim të nëntorit 2023, UEFA vendosi gjobë prej 50.000 eurosh dhe masa për mbylljen e tribunave gjatë ndeshjeve të ardhshme.
Një rast i rëndë i Serbisë
Në dhjetor 2024, UEFA e dënoi Serbinë me: 90.000 euro për sjellje raciste dhe diskriminuese 173.000 euro gjoba gjithsej për shkelje të ndryshme. Ndalim të shitjes së biletave për dy ndeshje si mysafire. Mbyllje të pjesëve të stadiumit për dy ndeshje vendase. Rasti lidhej edhe me tifozë serbë që tentuan të digjnin flamurin shqiptar në ndeshjen kundër Zvicrës
Rumania është një tjetër rast i rëndësishëm. Më 12 shtator 2023, gjatë ndeshjes Rumani–Kosovë, në Bukuresht u dëgjuan thirrje politike dhe diskriminuese, përfshirë parullën „Kosovo je Srbija“. UEFA e dënoi Federatën Rumune me 40.000 euro gjobë dhe urdhëroi zhvillimin e ndeshjes së ardhshme si vendase pa praninë e publikut. Në vendimin e saj përmendeshin edhe sjelljet raciste të tifozëve. Gjykata (CAS) nga Lozana e Zvicres la në fuqi edhe sanksionet ndaj Federatës Rumune, me gjoba që arrinin gjithsej në 128.000 euro për sjelljet raciste, diskriminuese
UEFA denoi lutjet per paqe ne stadiumin e Prishtines që ishin për fitore dhe per vitkimat ne luftes mes Izarelit dhe Palestines, lutje per te ndalur gjakderdhjen, kurse fishkellimat ishin kundër politikave që po vrane femije, jo kundër një populli!
Një dimension tjetër i kësaj çështjeje u pa edhe në ndeshjen e fundit mes Kosovës dhe Izraelit, të zhvilluar më 14 nëntor 2026 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Gjatë intonimit të himnit izraelit, disa futbollistë të Kosovës ulën kokën në shenjë proteste, ndërsa një pjesë e tifozëve fishkëllyen dhe vërshëllyen. Ky reagim u zhvillua në një atmosferë të ndikuar nga kundërshtimi ndaj veprimeve ushtarake të qeverisë së Benjamin Netanyahut në Gaza dhe nga shqetësimi për vrasjen e civilëve, përfshirë fëmijët.
Është e rëndësishme të bëhet dallimi mes kritikës ndaj politikave të një qeverie dhe armiqësisë ndaj një populli apo ndaj një besimi fetar. Kundërshtimi i politikave të qeverisë izraelite nuk duhet të barazohet automatikisht me antisemitizmin dhe as të interpretohet si urrejtje ndaj popullit hebre. Protesta politike, kur shprehet pa kërcënime dhe pa gjuhë urrejtjeje, është një qëndrim ndaj veprimeve të pushtetit dhe jo domosdoshmërisht ndaj identitetit të njerëzve.
Kosovarët e njohin nga përvoja e tyre dhimbjen e popullsisë civile në luftë. Gjatë viteve 1998–1999, shqiptarët e Kosovës përjetuan vrasje, dëbime masive, dhunë dhe një fushatë sistematike të spastrimit etnik nga forcat serbe nën regjimin e Slobodan Millosheviqit.

