7.9 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar Kuvendi, ja skenarët për ‘Presidentin’

Prishtine, 22 mars -Parlamenti i Kosovës u mblodh të hënën, 37 ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke i hapur rrugën formimit të qeverisë së re.

Pas betimit të 114 deputetëve të parlamentit 120 vendesh, me 69 vota u zgjodh kryetari i parlamentit Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje, e cila doli fituese në zgjedhje, duke siguruar 58 vende në parlament.

Zoti Konjufca, pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019 ishte zgjedhur kryetar parlamenti, një post në të cilin qëndroi për një kohë të shkurtër. Ai u pasua në atë post nga Vjosa Osmani, ndërsa udhëhoqi ministrinë e Jashtme në qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti, e cila u rrëzua më një mocion mosbesimi më 25 mars të vitit 2020.

Konjufca tashmë do të marrë përsipër edhe punën e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës dhe pritët të mandatojë kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, presidenti i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër, i cili jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë. Pritet që lëvizja Vetëvendosje të çojë përpara procesin e formimit të qeverisë menjëherë, mbase gjatë ditës së stome.

Ajo që është ende e paqartë është se çfarë do të ndodhë më postin e presidentit. Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit kërkon në dy raundet e para të votimit dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e tretë, mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Tani për tani Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidaten e lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ndërsa Lidhja Demokratike ka paralajmëruar bisedime me zonjën Osmani para se të marrë një vendim.

Dështimi për të zgjedhur presidentin, mund të çojë vendin sërish në zgjedhjeve të parakohshme.

Derniers articles

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...