7.2 C
Berne
mercredi 21/10/2026

Christiane Amanpour përfundon karrierën e saj në CNN. Nefail Maliqi: Si njoha kolegen amerikane « mbretëresha » e gazetarise botërore dhe cfare punuam bashkaë

Gjenevë, 21 tetor – Christiane Amanpour njoftoi dje se pas 44 vitesh do të largohet nga televizioni prestigjioz amerikan CNN. Gazetarja e njohur amerikane e CNN-it, Christiane Amanpour, në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe, LeCanton27.ch, ka folur për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi.

Gazetarja e famshme e CNN-it, Amanpour: Kosova e meriton pavarësinë, është në rrugën e mbarë dhe nuk ka kthim mbrapa

«Kolegen amerikane të CNN-it, Christiane Amanpour, pas 25 vitesh e takova në Gjenevë, me të cilën biseduam kur punuam bashkërisht në Hagë dhe Bruksel, gjatë bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë», ka deklaruar gazetari ndërkombëtar Nefail Maliqi për gazetën zvicerane LeCanton27.ch.

Ajo tha se vendimi erdhi pas muajsh reflektimi dhe disa netësh pa gjumë, por nuk dha një arsye të vetme konkrete. Largimi vjen në një periudhë ndryshimesh të mëdha për CNN-in, pas kalimit të kompanisë nën Paramount Skydance.

Ajo ka punuar në CNN që nga viti 1983 dhe është bërë një nga figurat më të njohura të gazetarisë ndërkombëtare, veçanërisht për raportimet nga Bosnja, Iraku, Ruanda, Afganistani dhe Ukraina.

Po, Christiane Amanpour ka qenë në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999, si gazetare e CNN-it, për të raportuar për luftën dhe pasojat e saj humanitare. Në vitin 1999, ajo raportoi për krimet e luftës dhe vuajtjet e civilëve në Kosovë. Në një reportazh të transmetuar më vonë nga PBS, ajo tregoi pamje nga Kosova pas largimit të forcave jugosllave. Ajo shfaqi pamje të vitit 1999, kur u zbuluan pasojat e krimeve të luftës pas tërheqjes së forcave jugosllave.

«I thashë koleges se me Christianen kemi punuar bashkërisht në Hagë, ku i ndiqnim bashkërisht proceset gjyqësore kundër kriminelëve serbë. Unë dhe Christiane Amanpour qëlluam aty pikërisht në ditën e parë, kur më 29 qershor 2001 e sollën kryekriminelin serb Slobodan Miloševićin. Nga 300 gazetarë nga mbarë bota, kryeprokurorja zvicerane Carla Del Ponte, në zyrë, pranoi vetëm dy gazetarë: mua si gazetar shqiptar dhe kolegen time amerikane të CNN-it, Christiane Amanpour», ka kujtuar gazetari ynë i njohur ndërkombëtar Nefail Maliqi, duke treguar se si e njohu kolegen amerikane Christiane Amanpour, «mbretëreshën» e gazetarisë botërore.

Për gazetarin Nefail Maliqi, Amanpour ka deklaruar se Kosova e meriton pavarësinë dhe nuk ka kthim pas.

Gazetarja e njohur amerikane e CNN-it, Christiane Amanpour, në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane në gjuhën shqipe, Le Canton27, ka folur për Kosovën dhe shqiptarët në tërësi.

«Kosova është në rrugë të mbarë. Nuk ka kthim mbrapa. Ajo kurrë nuk ka qenë më mirë sesa sot. Ju, si një popull liridashës, e meritoni pavarësinë, lirinë dhe demokracinë, të jetoni si gjithë popujt e tjerë evropianë, të jetoni bashkërisht me gjithë qytetarët dhe komunitetet e tjera në Kosovë. Tani e tutje ju mbetet vetëm të punoni dhe ta ndërtoni vendin tuaj, shtetin më të ri në Evropë, meqë keni diasporë të fuqishme këtu në Evropë dhe Amerikë», ka deklaruar Christiane Amanpour.

Nga Gjeneva, ku mori pjesë në dhënien e Çmimit Ndërkombëtar të Karikaturave të Shtypit 2024, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ajo ka folur edhe për mediat, të cilat po vazhdojnë të diskriminohen, duke u kthyer në viktima të censurës, kërcënimeve dhe sulmeve nga politikanët dhe qeveritë diktatoriale.

Christiane Amanpour

«Mediat, edhe në Ballkan, përfshirë këtu ato në Shqipëri e Kosovë, duhet të jenë të lira, kur dihet se për një vend, barometër i demokracisë së mirëfilltë është liria e shprehjes. Këtë e uroj edhe për Shqipërinë dhe çdo vend tjetër në Ballkan, që politika t’i mbajë duart larg mediave», ka thënë Amanpour, e konsideruar tashmë si «mbretëresha» e gazetarisë dhe e gazetarëve në botë.

Christiane Amanpour është një gazetare e njohur në arenën ndërkombëtare. Ajo është ish-bashkëshortja e James Rubin, një ndihmës i presidentit Bill Clinton, i cili më pas shërbeu si zëdhënës i sekretares Madeleine Albright dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit

Derniers articles