8.2 C
Berne
lundi 19/10/2026

Lajmi i fundit nga Kisha: Prifti katolik vdes gjatë Meshës i shtypur nga një kryq i madh

Guayaquil, 18 tetor -Një prift vdiq të shtunën ndërsa po kremtonte Meshën në qytetin ekuadoras të Guayaquil pasi një kryq i madh prej druri e shtypi, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch duke ju referuar mediave botërore.

Me konkretisht, një prift katolik vdiq të shtunën ndërsa po kremtonte Meshën në qytetin ekuadoras të Guayaquil pasi një kryq i madh prej druri doli nga muri dhe e shtypi, sipas pamjeve nga transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë.

« Atë, Atë! Telefononi një ambulancë! » dëgjohen njerëz duke bërtitur në Kishën e Zojës së Ndihmës së Përjetshme, pak para se transmetimi të ndërpritej.

Imazhet e aksidentit u bënë virale të dielën në mediat sociale dhe në media. Kryepeshkopata e Guayaquil shprehu hidhërimin e saj në një deklaratë për vdekjen e At Patricio Alfredo Sánchez dhe i përcolli « solidaritetin, dashurinë dhe ngushëllimet » familjes dhe miqve të tij.

Derniers articles